Ekzekutoi ish-gruan në mes të rrugës, Fadil Kasemi rrezikon burg përjetë

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Fadil Kasemi, personi i cili vrau ish-bashkëshorten në mes të rrugës në Tiranë rrezikon burguin përjetë. Ai akuzohet se ka vrarë ish-bashkëshorten Fildeze Hafizin, e cila ishte gjyqtare me profesion. Në seancën e parë gjyqësore të zhvilluar kundër Kasemit, rezulton se ai ka dalë person i aftë mendërisht në lidhje me atë që ka kryer, gjatë vrasjes dhe pas aktit makabër. Me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Kasemi rrezikon burgim të përjetshëm. Kjo për shkak se ai është vënë nën akuzë për një vepër penale të rëndë. Ai tashmë rrezikon burgun përjetë.

Kasemi deri më tani nuk ka shfaqur qoftë edhe më të voglën pendesë për krimin që ka ndodhur gjatë natës së 31 gushtit 2017. Ajo ishte duke u kthyer në shtëpi, në momentin kur ish-bashkëshorti e ka ndjekur nga pas dhe më tej nuk e ka lënë rehat, derisa e ka vrarë. Ekzkutimi ka ndodhur shumë pranë shtëpisë ku banonte. Kur Kasemi më pas ka tentuar të ikë nga vendngjarja u pranga nga ana e policisë. Ngjarja ishte si e paralajmëruar. Kjo për shkak se një vit më parë ai e kishte kërcënuar ish-gruan te “Shkëmbi i Kavajës”, duke i thënë se do ta vriste. Në atë kohë ish-bashkëshortja e kishte bindur Kasemin që të mos e qëllonte. Gjatë kësaj kohe, Fildezi ka pasur përpjekje që të transferohej si gjyqtare pranë Tiranës, por se mbeti në Shkodër, pasi kërkesa e saj u hodh poshtë nga KLD. /D.Xh/