Ekzekutohet politikani që luftoi bandat e armatosura (VIDEO)

Një politikan meksikan, që ishte aktiv gjatë gjithë kohës për të zhdukur krimin e organizuar është qëlluar për vdekje teksa ishte duke bërë fotografi me disa mbështetës.  Fernando Purón, ish-kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u qëllua për vdekje. Vrasja e Puron ka qenë tronditëse. Ajo është filmuar nga kamerat amatore aty pranë. Një burrë shihet me armë në dorë mbrapa 43-vjeçarit, duke e qëlluar atë pas kokës, në një ekzekutim mafioz e të ftohtë.

Puron fillimisht ishte gjallë, por se ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ai njihej gjerësisht për punën e tij në shkatërrimin e bandave të armatosura. Puron kishte dhënë kontribut të çmuar në mposhtjen e kartelit të egër e kriminal të quajtur Los Zetas në Meksikë. Ky kartel që merrej me drogë dhe krime të tjera e kishte humbur paksa fuqinë që pas vdekjes së liderit të quajtur Miguel Treviño Morales, një lord droge në shtetin meksikan.  Vdekja e Purón e bën atë politikanin e 112 të vrarë në Meksikë, që nga shtatori i vitit të kaluar. Janë jo pak, por mbi 1000 politikanë që kanë braktisur zgjedhjet më datë 1 korrik, për shkak se kanë frikë se mos vriten nga bandat e rrugës, që kryejnë terror. Gati 10 përqind e kandidatëve për politikanë në 222 komuna kanë pasur një kryetar që është vrarë ose kërcënuar për vdekje.  Purón, pjesë e Partisë Revolucionare Institucionale në pushtet, ishte kërcënuar disa herë gjatë detyrës si kryetar bashkie. Emri i tij ishte shkruar edhe në varreza, ku nënvizohej: “Puron, koka jote do të pritet dhe do të prehet këtu”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet