×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekzekutohet 41-vjeçari sarandjot në Bogota, policia s`ka informacione

Nga Nikoleta Kovaçi

Në familjen Lagjaj në lagjen “Qazim Pali” të Sarandës prej më shumë se një jave është hapur morti. Djali i madh i familjes është vrarë. Është vrarë në Bogota të Kolumbisë dhe ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur në fakt me jetën e tij. Katër ditë më parë, u tha në media se ishte vrarë një tjetër shqiptar në Amerikën Latine. Një tjetër, pasi prej rreth një viti është rasti i katërt i përplasjeve me viktima dhe të plagosur shqiptarë. Policia e Shtetit bëri me dije mbrëmë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me fatin e atij personi që thuhet që është vrarë. Po ashtu u bë me dije se nuk dihet as nëse është vrarë apo jo, pasi Policia e Shtetit dhe aq ministria e Jashtme nuk kanë informacion në lidhje me shqiptarët që janë jashtë vendi kur vjen puna për vrasje për shkak implikimesh kryesisht në trafik droge. Por sipas të dhënave që vijnë nga burime konfidenciale bëhet me dije se Andrea Lagjaj, 41 vjeç, është ekzekutuar që të martën e datës 3 prill, orëve të vona të mbrëmjes. Burime tregojnë se trupi i tij ende nuk ka mbërritur në vendlindje e për pasojë familjarët janë bashkuar, pasi një pjesë e tyre kanë jetuar prej kohësh jashtë vendi. Lajmi në familjen Lagjaj mësohet se ka mbërritur pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ndërkohë bëhet me dije se dyshimet e para bien mbi ndonjë konflikt për shkak të trafikut të drogës.

Në profilin e tij në rrjetet sociale shihet se një foto është e bërë konkretisht në kryeqendrën e vendit më të rrezikshëm në botë për trafikun e kokainës, ku së fundmi kanë hyrë në treg edhe shqiptarët. Andrea (Adriatik) Lagjaj bëhet me dije se është prind i një fëmijë dhe një person i paskeduar asnjëherë më parë në vendin tonë. Madje burimet nga Saranda tregojnë se familja Lagjaj është një nga familjet më të njohura në qytet e për pasojë informacioni i mbërritur për vrasjen e Andreas ka shokuar tub gjithë të njohurit e familjes. Një burim i tha “Shekullit” mbrëmë se askush ende nuk e beson se ai djalë të jetë vrarë aq më tepër për trafik droge. Sipas informacioneve bëhet me dije se në ditët në vijim pritet edhe ardhja e trupi të tij nga Kolumbia e largët dhe e rrezikshme për jetën e shqiptarëve që tentojnë të hynë në tregun e drogës, atë treg dhe atë mekanizëm që duket sikur është pronë e vetëm kolumbianëve dhe jo e kujt tjetër, e sidomos kur bëhet fjalë për kokainën në vendin e tyre.

Kolumbia doli në skenë në vendin tonë pas sjelljes së kontejnerëve me banane po që brenda tyre gjendeshin më shumë se 1 ton kokainë. Malli u nis nga Kolumbia me destinacion një pronar kompanie që tregtonte banane në vendin tonë por që nga ajo ditë, jo vetëm që humbi gjysma e mallit, pronari i mallit por madje policia dhe prokuroria fshehën edhe faktin se ku do të përpunohej gjithë ajo sasi kokaine. Në qeli janë vetëm dy punonjësit, njëri i kompanisë “Garden City” në Maminas dhe tjetri një djalë i ri, shofer i një kompanie tjetër që u porosit të shkonte në port e të bënte lëvizjen e mjetit brenda të cilit gjendeshin më shumë se një ton kokainë, kokainë që në fakt u soll në ambientet e kompanisë. Aty u detyruan të ndërhynin për shkak se thuajse gjithçka ishte e mësuar nga autoritet ndërkombëtare për shkak se DEA kishte gjurmuar mjetin që në nisje e deri në mbërritjen në portin e Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vrau dhe groposi në oborrin e banesës një fëmijë/ Ky është autori 38-vjeçar i krimit makabër në Fier, detaje të reja mbi ngjarjen tronditëse

Vrau dhe groposi në oborrin e banesës një fëmijë/ Ky është autori 38-vjeçar i krimit makabër në Fier, detaje të reja mbi ngjarjen tronditëse

Publikuar më 16.11.2021
Personi në foto është 38-vjeçari Klodian Çalamani, autori i ...

Personi në foto është 38-vjeçari Klodian Çalamani, autori i krimit makabër në fshatin Grecalli të Fierit, i cili rrëmbeu dhe groposi një 8-vjeçar.  Mësohet se Klodian Çalamani e ka marrë të miturin në banesë dhe më pas e ka goditur në kokë me lopatë. Fill pas kësaj ai e ka grobosur në baltë, në oborrin e banesës […]

Lexo më shumë

Pamje nga krimi horror në Fier/ Rrëmbehet dhe vritet fëmija 8 vjeç (VIDEO)

Pamje nga krimi horror në Fier/ Rrëmbehet dhe vritet fëmija 8 vjeç (VIDEO)

Publikuar më 16.11.2021
Tronditëse në Fier. Një fëmijë 8-vjeçar është rrëmbyer dhe m...

Tronditëse në Fier. Një fëmijë 8-vjeçar është rrëmbyer dhe më pas është gjetur i groposur dhe i pajetë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Grecalli në fier paraditen e sotme. Mësohet se ka qenë fqinji i fëmijës, shtetasi me inicialet Klodian Çalamani., 38 vjeç, që ka marrë të miturin dhe më pas e ka mbyllur […]

Lexo më shumë

“E vrava dhe e groposa në oborr”, zbardhet dëshmia e monstrës në Fier, mori peng dhe vrau fqinjin 8-vjeçar

“E vrava dhe e groposa në oborr”, zbardhet dëshmia e monstrës në Fier, mori peng dhe vrau fqinjin 8-vjeçar

Publikuar më 16.11.2021
Ashtu si për çdo ditë, 8-vjeçari ishte nisur në shkollë, por...

Ashtu si për çdo ditë, 8-vjeçari ishte nisur në shkollë, por nuk e dinte se kjo do të ishte hera e tij e fundit. Nga të dhënat që mëson “BalkanWeb” mësohet se i mituri, që ishte në klasën e dytë, nuk kishte shkuar në shkollë, ndërsa ishte parë në lagje teksa shëtiste me biçikletë. Ngjarja […]

Lexo më shumë

U arrestua si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit, 42-vjeçari ndihmoi të vëllain për të fshehur kufomën

U arrestua si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit, 42-vjeçari ndihmoi të vëllain për të fshehur kufomën

Publikuar më 07.11.2021
Të tjera detaje zbardhen në lidhje me arrestimin e vëllait t...

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me arrestimin e vëllait të Ferdinand Rrushit, autorit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Ky i fundit u gjet i pajetë në një humnerë në Qafë Mollë të Dajtit. ‘BalkanWeb’ thekson se Pajtim Rrushi, akuzohet se ka bashkëpunuar me vëllain e tij për fshehjen e kufomës së […]

Lexo më shumë

Njëri vdiq, tjetri në gjendje të rëndë, identifikohen dy vëllezërit që u përfshinë në sherrin me thika në Elbasan

Njëri vdiq, tjetri në gjendje të rëndë, identifikohen dy vëllezërit që u përfshinë në sherrin me thika në Elbasan

Publikuar më 05.11.2021
Identifikohen emri i viktimës që mbeti i vrarë sot në Elbasa...

Identifikohen emri i viktimës që mbeti i vrarë sot në Elbasan pas një sherri me thikë, ndërkohë që vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Beqir Dardha”.  BalkanWeb thekson se bëhet fjalë për Florenc (viktima) dhe Mikele Kovaçin, 26 dhe 19 vjeç (I plagosur). Sipas policisë, […]

Lexo më shumë

Sherr me thika mes disa të rinjve, vritet një person, plagoset vëllai i tij

Sherr me thika mes disa të rinjve, vritet një person, plagoset vëllai i tij

Publikuar më 05.11.2021
Një sherr me thika raportohet se ka ndodhur në Elbasan, ku t...

Një sherr me thika raportohet se ka ndodhur në Elbasan, ku të përfshirë kanë qenë edhe dy vëllezër dhe njeri prej tyre ka mbetur i vrarë. Ende nuk ka detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mbrëmje në qendër të qytetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, ku të […]

Lexo më shumë

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë me 150 të arrestuar, reagon DASH

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë me 150 të arrestuar, reagon DASH

Publikuar më 27.10.2021
Zyrtarët e Departamentit amerikan të Drejtësisë thonë se kan...

Zyrtarët e Departamentit amerikan të Drejtësisë thonë se kanë arrestuan 150 persona nën dyshimet për tregtimin e drogave të paligjshme, duke përfshirë opioidet me receta mjeku të falsifikuara dhe kokainë. Rrjeti përdorte pjesën e fshehtë, apo të errët të hapësirës kibenetike. “Jemi këtu për të ekspozuar ata që përdorin rrjetet e padukshme të internetit për […]

Lexo më shumë

Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Publikuar më 25.10.2021
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Vl...

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për dy viktima. Krimi ka ndodhur brenda një familjeje, fshatin Llakatund. Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se nipi dyshohet të ketë vrarë xhaxhanë dhe më pas edhe veten e tij. NJOFTIMI I POLICISE Në fshatin […]

Lexo më shumë