
Dy të rinj të moshës 29 dhe 30 vjeç u vranë në një zonë bujqësore në Acireale, në zonën e Catanias. Sipas një hipoteze të parë hetimore, të rinjtë janë kapur duke vjedhur agrume. Një fermer është futur në paraburgim për vrasjen e dyfishtë në Acireale. Giuseppe Battiato, i lindur në 1950, pensionist dhe pronari i tokës në të cilën u gjetën të vdekur dy të rinjtë. Dyshohet se ka qenë ai i cili ka qëlluar dy kushërinjtë. Viktimat, Vito dhe Virgilio Cristian Cunsolo dyshohet se ishin hajdutë agrumesh. Burri i arrestuar përdori për vrasjen e dyfishtë, një pistoletë “të cilën e mbante nën jastëk”.
Dy viktimat ishin nga Catania, nga distrikti i populluar Librino. Ata u gjetën në një korije agrumesh në fshatin Pennisi. Karabinierët i gjetën dy trupat tashmë të pajetë pasi disa të afërm të dy burrave kishin nisur kërkimet e tyre pasi nuk ishin kthyer në shtëpi në mbrëmje dhe asnjëri prej tyre nuk iu përgjigj celularit.
Prokurori Publik i Katanias ka hapur një hetim për vrasje të dyfishtë. Shtëpitë përreth vendit ku dy burrat u gjetën të vdekur kanë të instaluara kamera të dukshme sigurie të pozicionuara në rrugë, kështu që është e vështirë të mendosh se mund të veprosh pa lënë gjurmë, raportoi Fanpage.it.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply