×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekzekutimi në Vlorë, Laver Tozaj doli jashtë pas një telefonate

Detaje të tjera kanë dalë në pah nga ngjarja që tronditi Vlorën mbrëmjen e së mërkurës. 47-vjeçari u qëllua për vdekje me 7 plumba, pesë prej tyre iu gjetën në kraharor dhe dy në kokë. Viktima i proceduar për trafik doge

Xhentila Gjoshi

Të tjera detaje janë zbuluar një ditë pas vrasjes mafioze të Laver Tozajt në Selenicë të Vlorës. Sipas informacioneve të policisë së qytetit bregdetar, viktima ishte një person që nuk bënte lëvizje të shpeshta dhe nëse ai dilte, ato ishin të kontrolluara për shkak të së kaluarës së tij. Policia ka ngritur dyshime, se 47-vjeçarin, të mërkurën në mbrëmje një telefonatë e ka nxjerrë nga shtëpia dhe pse dielli kishte perënduar totalisht. Autori dyshohet se e mori në telefon Laver Tozaj dhe e nxori nga shtëpia. 200 metra larg portës, ai e qëlloi me pistoletë me silensiator. 47-vjeçari mori shtatë plumba në trup dhe ndërroi jetë kur mbërriti në spitalin e Vlorës. Babai i dy fëmijëve nga ana tjetër, në fshat njihej si një njeri i rregullt dhe pa probleme. Ndërkohë, gjurmët e gjakut kanë qenë gjithë kohën të dukshme në rrugën para shtëpisë së tij në Resulaj të Selenicës.

Kurse familjarët nuk kanë lejuar askënd të afrohet, përveçse njerëzve të tyre që ngushëllojnë. Vrasja e 47-vjeçarit Laver Tozaj dyshohet për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e drogës. Ai kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi. Në vitin 2005 ishte arrestuar së bashku me tre persona të tjerë për trafik droge dhe ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Edhe ndryshimi i emrit nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi mund të jetë bërë për shkak të kaluarën e tij kriminale. Megjithatë, përveç prishjes së pazareve të drogës, hetuesit janë përqendruar edhe në motive të tjera apo në përfshirjen e mundshme të 47-vjeçarit në vepra të tjera kriminale në vitet e fundit. Po ashtu, policia nuk përjashton as mundësinë e ndonjë konflikti të ditëve të fundit që viktima mund të ketë patur me të tjerë persona. Policia ka shoqëruar më shumë persona dhe i ka pyetur, por nuk ka siguruar ndonjë dëshmi që do të çonte te autori. Rrugica ku ai u vra nuk kishte ndriçim.

Familjarët

Ndërkohë, familjarët teksa janë shoqëruar në polici kanë deklaruar se 47-vjeçari s’ka pasur konflikte në fshat. Gjithashtu, sipas tyre Laveri nuk ka patur konflikt as me ndonjë person tjetër. Sipas burimeve, për ngjarjen janë marrë në pyetje 15 persona. Përsa i përket dënimit të Tozajt, kohë më parë, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2005, kur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Et’hem Danaj, pasi në mjetin kamion tip Volvo, u gjet e fshehur sasia prej 1146 kg lëndë narkotike e llojit “canabis sativa”. Për ngjarjen u arrestuan katër persona, midis tyre edhe Tozaj, i cili u dënua me 6 vite e 8 muaj burgim. Vendimi për këtë çështje mbërriti deri në Kolegjin Penal të Gjykatës së lartë, kur në nëntor të 2013-ës u mor ky vendim: Lënien në fuqi të vendimit të mësipërm për cilësimin ligjor, deklarimin fajtor të të pandehurve Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj dhe Xhafer (Laver) Tozaj, për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

Në korrigjim të gabimit material për të pandehurin Xhafer ndryshe Laver Zotaj, në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin përfundimtar të të pandehurit Xhafer (Laver) Zotaj me 6 vjet e 8 muaj burgim. …ka rezultuar e provuar se këta të pandehur në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe me persona të tjerë kane realizuar eksportimin e sasisë 1146 kg lëndë narkotike “cannabis sativa” për në shtetin grek, ku:- I pandehuri Hasan Gjinaj ka qenë në rolin e organizatorit (duke bërë të mundur gjetjen e personit Et’hem Danaj që do të transportonte lëndën narkotike dhe që është arrestuar në flagrance si dhe ka shkuar më parë në shtetin grek që të priste lëndën narkotike), ndërsa te pandehurit Hasan Gjinaj dhe Xhafer, ndryshe Laver Tozaj, kanë qenë në rolin e ndihmësit në kryerjen e veprës penale, e konkretisht i pandehuri Xhafer ndryshe Laver Tozaj ka ndjekur dhe shoqëruar të gjykuarin Et’hem Danaj gjatë kohës që ky kryente transportin e lëndës narkotike, ndërsa i pandehuri Ardi Xhaferi ka bërë të mundur heqjen e kokës tërheqëse me të cilën është tërhequr trajleri që ka transportuar atë…kjo vepër ka mbetur në fazën e tentativës (ashtu siç ka konkluduar gjykata e shkallës së parë në vendim), pasi eksportimi i saj për në shtetin grek nuk është realizuar plotësisht, për arsye të pavarura nga vullneti i të pandehurve (kapja në flagrancë në pikën kufitare).

Ngjarja

47-vjeçari Laver Tozaj së fundmi me emër të ndryshuar Nikolla Ikonomi, u ekzekutuar pak metra larg banesës së tij me armë me silenciator. Ngjarja e rëndë që ngjason me një krim mafioz, ndodhi rreth orës 21:00. Autorët ende të paidentifikuar nga policia, kanë zgjedhur të nxjerrin në tritë “prenë” e tyre, në një kohë kur kishte perënduar dhe zona ndodhej pa ndriçim. Laver Tozaj, u gjet me shtatë plumba në trup nga bashkëfshatarët e tij, në anë të rrugës. Dy prej plumbave e kanë prekur në pjesën e kokës, të cilët i kanë marrë edhe jetën. Ai është dërguar menjëherë në spital, por pa rezultat. Burimet nga policia, thonë se pista kryesore ku po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është ajo e trafikut të drogës, ku kohë më parë viktima ka marrë një dënim nga drejtësia. Laver Tozaj, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ata kanë personat që kanë përjetuar më shumë këtë ngjarje, ndërsa pas ngjarjes vëllai dhe të afërm të tjetër të viktimës janë dëgjuar duke vajtuar në ambientet e spitalit.

Policia kërkonte vrasësit e Laver Tozaj, përballet me një të armatosur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Selenicë në bashkëpunim me forcat e tjera të Policisë së Vlorës dhe ato të FNSh-së, në vijim të kontrolleve dhe krehjes së zonës duke përdorur dhe qenin e gjurmës në lidhje me ngjarjen e Selenicës, kapi në flagrancë shtetasin S. R., 27 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Selenicës. Sipas informacioneve zyrtare të policisë bregdetare, 27-vjeçari u kap në kushtet e flagrancës afër malit të Beunit, të fshatit Matogjin i cili mbante me vete një armë zjarri automatik me municion luftarak. Gjithashtu, nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

‘Gjak dynjaja’/ Pronari i banesës tregon vrasjen makabre të 37-vjeçares në Elbasan, viktima ishte me urdhër-mbrojtje

‘Gjak dynjaja’/ Pronari i banesës tregon vrasjen makabre të 37-vjeçares në Elbasan, viktima ishte me urdhër-mbrojtje

Publikuar më 30.07.2022
Janë zbuluar detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur...

Janë zbuluar detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku 37-vjeçari Ramiz Mici goditi me thikë për vdekje bashkëjetuesen Jetlira Elezi. Ngjarja mund të ishte parandaluar pasi viktima ishte pajisur me urdhër mbrojtje dhe e kishte denoncuar bashkëjetuesin e saj dhunues, i cili e kishte rrahur pesë ditë më […]

Lexo më shumë

Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me ‘banane’ në portin e Durrësit, punonjësit: Gjithçka e kemi bërë online

Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me ‘banane’ në portin e Durrësit, punonjësit: Gjithçka e kemi bërë online

Publikuar më 19.07.2022
Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për incidentin e ndodhur...

Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për incidentin e ndodhur në sheshin e kontejnerëve, ku rezultoi i hapur një kontejner me banane ardhur nga Ekuadori, brenda të cilit mungonin disa arka me banane. Për këtë ngjarje janë arrestuar 20 persona, punonjës sigurie dhe përfaqësues të kompanisë “Ziko Sh.p.k”, por grupi i hetimit po punon për të zbuluar […]

Lexo më shumë

Arrestohet në Bosnjë djali i bosit shqiptar të drogës me lidhje në Meksikë e Amerikën Latine

Arrestohet në Bosnjë djali i bosit shqiptar të drogës me lidhje në Meksikë e Amerikën Latine

Publikuar më 13.07.2022
Njësitë speciale të Bosnje-Hercegovinës kanë vënë në pranga ...

Njësitë speciale të Bosnje-Hercegovinës kanë vënë në pranga Elvis Kelmendin, djalin e bosit shqiptar të drogës, Naser Kelmendit me origjinë nga Peja. Ai u arrestua në Neum të Bosnjës të martën, së bashku me dy shoqëruesit e tij dhe akuzohet për trafik droge, krim të organizuar, falsifikim dokumentesh dhe plagosje. Arrestimi i tij erdhi në kuadër […]

Lexo më shumë

U rrëmbye nga 3 persona të maskuar, gjendet trupi i pajetë i 5 vjeçares

U rrëmbye nga 3 persona të maskuar, gjendet trupi i pajetë i 5 vjeçares

Publikuar më 14.06.2022
Është gjetur e vdekur Elena Del Pozzo,  5-vjeçarja e rrëmbye...

Është gjetur e vdekur Elena Del Pozzo,  5-vjeçarja e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit. Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. Në fillim gruaja tregoi për një […]

Lexo më shumë

Publikohen pamjet e plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel

Publikohen pamjet e plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel

Publikuar më 13.06.2022
Erion Hasanbelliu u qëllua me gjashtë plumba në një zonë në ...

Erion Hasanbelliu u qëllua me gjashtë plumba në një zonë në qendër të Brukselit. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i atentatit. 43-vjeçari shqiptar u qëllua në hyrje të një hoteli, pranë De Brouckèreplein. Siç duket edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes janë mbledhur qytetarë, si edhe mjekë që i kanë dhënë menjëherë ndihmën […]

Lexo më shumë

Përdhunuan dhe hodhën të gjallë në rezervuar 52-vjeçaren, burg përjetë autorit, dënohen edhe bashkëpunëtorët

Përdhunuan dhe hodhën të gjallë në rezervuar 52-vjeçaren, burg përjetë autorit, dënohen edhe bashkëpunëtorët

Publikuar më 21.04.2022
Përdhunimi dhe më pas hedhja në rezervuar e trupit të Drita ...

Përdhunimi dhe më pas hedhja në rezervuar e trupit të Drita Saliaj, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ka çuar gjykatën në konkluzionin e shpalljes fajtor dhe dënimin e tre personave të arrestuar për këtë ngjarje. Gjykata e Fierit ka vendosur burg përjetë për Ervis Zotajn, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Ndërsa ka dënuar […]

Lexo më shumë

Po e trafikonin me një varkë peshkimi, kapen dy ton kokainë në Spanjë

Po e trafikonin me një varkë peshkimi, kapen dy ton kokainë në Spanjë

Publikuar më 17.04.2022
Pesë persona u arrestuan kur një varkë peshkimi me dy ton ko...

Pesë persona u arrestuan kur një varkë peshkimi me dy ton kokainë u kap në Ishujt Kanarie nga autoritetet spanjolle. Anija e vogël e quajtur Akt1 u ndalua nga një anije e rojes bregdetare spanjolle në pjesën jugore të vendit. Operacioni u drejtua nga qendra operacionale e analizës detare dhe agjencia ndërkombëtare që bashkërendon operacionet […]

Lexo më shumë

Pas 14 ditë kërkimesh, gjendet trupi i 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan

Pas 14 ditë kërkimesh, gjendet trupi i 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan

Publikuar më 17.04.2022
Pas 14-ditësh është gjetur trupi i 10-vjeçarit që u mbyt në ...

Pas 14-ditësh është gjetur trupi i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur 10-vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e […]

Lexo më shumë