
Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për Hans Jonuzin, të vetmin të arrestuar për ekzekutimin e Taulant Gjikajt. 44-vjeçari Jonuzi është i vetmi i arrestuar për vrasjen Gjikajt.
Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, ka kërkuar burg pa afat për 44-vjeçarin për akuzën e “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, e cila është pranuar nga gjykatësi Albert Spiro.
Lidhur me krimin janë shpallur në kërkim nga policia edhe dy persona të tjerë, Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani.
Taulant Gjikaj u qëllua me breshëri plumbash, teksa ecte në trotuar, nga një person që zbriti nga një automjet tip “Ford”. 31-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa ngjatja ndodhi në rrugën “Transballkanike”, në Vlorë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply