×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekzekutimi i ‘Manecit’ të Sukthit, dyshohet për një vrasës me pagesë

Policia dha detaje për ngjarjen e rëndë të ekzekutimit me armë të një 48-vjeçari në qendër të Sukthit, një natë më parë. Forcat e rendit thanë se një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të Arben Mërkurit, 48 vjeç. Për pasojë ai u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Vendi ku ndodhi vrasja e 48-vjeçarit

Shërbimet e Policisë rrethuan zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit dhe paraprakisht dyshohet se atentatori ishte vrasës me pagesë. Sukthi u rrethua mbrëmë nga forca të shumta policie, por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Kontrolle po ushtrohen edhe në hyrje të Tiranës, pasi ka dyshime të forta që ekzekutorët u nisën drejt kryeqytetit pas vrasjes.

Arben Mërkuri (Ismaili)

 

48-vjeçari Arben Mërkuri (Ismaili) që u ekzekutua nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e së mërkurës në dyqanin e tij në qendër të Sukthit ishte një person me një dosje konsiderueshme në polici. Ai ka qenë i dyshuar, ndaluar, shoqëruar dhe për një sërë ngjarjesh kriminale. Në zonë dhe rrethet shoqërore njihej me nofkën “Maneci” i Sukthit.

Mërkuri rezulton të jetë person me precedentë penalë kryesisht në fushën e narkotikëve. Ai ishte një nga 3 personat që u arrestuar për rrahjen e biznesmenit libanez në Durrës, Faadi Mitri në 2016-ën. Për këtë ngjarje Mërkuri u shoqërua bashkë me Landi Muharremin (Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krajën.

Faadi Mitri pas dhunës barbare në vitin 2016

 

Ai kishte precedent penalë, është hetuar për trafik droge e krime kundër personit, por nuk ka pasur asnjë dënim. Mërkuri dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të njohur në zonë dhe se larja e hesapeve është një nga pistat ku po hetohet.

Arben Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut, por që për shkak të një konflikti nuk shoqëroheshin më. Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit. Pistat kryesore të hetimit është prishja e pazareve të drogës, kjo për shkak se viktima ka vuajtur dënimin në Itali për trafik narkotike, por edhe larja e hesapeve. 48-vjeçari ka qenë gjithashtu një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 4 viteve më parë të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt.

Mërkuri ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur, ku dhe ndodhi ngjarja si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave. Madje së fundmi ai është përfshirë në një ngjarje ku ka tentuar që t’i thyejë kamerën një gazetareje të emisionit “Fiks Fare”, pasi po denonconte se kishte groposur pulat me grip shpendësh në mënyrë të paligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë