Ekzekutimi i dy kushërinjve shqiptarë në Milano, çfarë po ndodh me 5 të pandehurit

Në Itali, janë dënuar me burg shqiptarët që kanë ekzekutuar dy kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj. Mediat italiane shkruajnë se gjykata ka vendosur dënimin me burg nga 16 deri në 20 vjet për autorët e përfshirë në vrasjen e dyfishtë.

Hetuesit e vendit fqinj kanë thënë se kushërinjtë Lleshaj janë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Ata janë ekzekutuar me armë mes datave 9 dhe 10 nëntor 2016, pasi ishin ndjekur fillimisht prej autorëve. Janë dënuar me burg Edmond, Elidon, Pjetër Lleshaj (ky i fundit ka të njëjtin mbiemër, por nuk ka lidhje gjaku), Eduard Nikolli dhe Fatjon Stojan. Gjykatësja Piera Bossi ka dhënë këto dënime, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar dënimin më të lartë në Kodin Penal të Italisë, dënimin me burg përjetë.

Prokuroria e Milanos, pas hetimeve të kryera, ka arritur në përfundimin se kushërinjtë Lleshaj janë vrarë me armë zjarri në pritë, për shkak të synimit të tyre për të zgjeruar trafikun e kokainës në zonën e Legnanos. Në mediat italiane, nënvizohet se 5 të pandehurit sa duket vepronin nën komandon e një tjetër shqiptari, njohur me nofkën “Kuqi”. Pesë vetë të urdhëruar kishin plan të ekzekutojnë tre kushërinjtë, por se vetëm dy u vranë, ndërsa tjetri u plagos. Vrasjet janë urdhëruar që kushërinjtë Lleshaj të mos zgjeronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së kokainës në Canegrate, Legnano dhe Parabiago.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet