
Policia islandeze po vijon punën për gjetjen dhe kapjen e ekzekutorit të Armando Beqirit. Shqiptari u vra me 5 plumba në hyrje të shtëpisë së tij në Islandë, më 13 shkurt.
Ndërsa mediat vendase raportuan se policia dhe hetuesit kanë sekuestruar disa pamje të momentin të ekzekutimit të Beqirit dhe mund të kenë një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur të shtunën e kaluar.
Autoritetet kanë arrestuar 10 persona, nga 7 shtetet të ndryshme dhe mes tyre është edhe një shtetas shqiptar. Janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje dhe krimi mund të zbardhet shpejt.
Ndërsa afati i mbajtjes në paraburgim i të arrestuarve skadon ditën e sotme por mësohet se policia do të kërkojë nga gjykata që të shtyhet afati deri në përfundim të hetimeve.
Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon të dhëna për t’i fajësuar plotësisht ata.
Shefi i policisë në Islandë, Margeir Sveinsson, në një deklaratë është shprehur se janë sekuestruar shumë të dhëna që mund të zbardhin krimit. Sipas tij gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar kompjuterë dhe telefona.
Nga ana tjetër lidhur me këtë vrasje në pranga është një shqiptar dhe sipas Frettabladid.is ai është një prej të dyshuarve kryesor. Në banesën e tij janë gjetur gjurmë të armës së zjarrit, por ai është paraqitur vetë në polici dhe ka mohuar përfshirjen në krim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply