
Shqiptari Armando Beqiri u ekzekutuar rreth 10 ditë më parë në hyrje të shtëpisë së tij më Islandë. Ai u qëllua me 5 plumba nga një pistoletë me silenciator.
Autoritetet irlandeze po hetojnë ende mbi vrasjen e shqiptarit, por si duket autori nuk ka lënë gjurmë ndërsa viktima nuk ka pasur të shkuar kriminale.
Së fundmi media në Reikjavik lidhur me ekzekutimin mafioz që tronditi vendin, ka shkruar se dyshohet se Armando Beqiri u vra nga një shqiptare.
Deri tani janë arrestuar 10 persona, me origjinë nga Shqipëria, Lituania, Islanda, Estonia, Rumania, Portugalia dhe Spanja. Disa jetojnë në Islandë dhe të tjerët jo, mes të arrestuarve janë dy gra.
Mediat në Islandë theksojnë se bazuar te informacionet nga hetuesit dyshimet janë se armën për vrasjen e shqiptarit e shkrepi pikërisht një bashkëkombës i tij.
Megjithatë ky është një version ende i pakonfirmuar mbi fakte dhe nga autoritetet. Një prej shtetasve shqiptarë, pasi u mor në pyetje nga autoritetet në Islandë, u la i lirë ndërsa vijojnë hetimet për 9 personat e tjerë.
33-vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply