
Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ekzekutimin e 31-vjeçarit, Taulant Gjikaj. I riu u qëllua me breshëri plumbash pak pas mesditës së djeshme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.
Mësohet se të paktën 12 persona janë shoqëruar nga policia. Të shoqëruarit janë dëshmitarë të ngjarjes apo persona që njihnin nga afër viktimën.
Ndërsa ditën e djeshme Policia e Vlorës ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit, shtetasin Hans (Andi) Jonuzaj, 44 vjeç.
Ai u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me makinën e tij tip “Ford”, brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.
Gjithashtu uniformat blu ka identifikuar edhe dy persona të tjerë që kanë qenë pjesë e atentatit dhe i ka shpallur në kërkim, ndërsa në disa banesa janë ushtruar kontrolle për kapjen e tyre.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply