Ekspozita për ish-të përndjekurit dhe mesazhet e një përkujtimoreje

Dalip Greca

Të Dielën, 18 Gusht 2019, në Orën 10 të mëngjesit, në qytetin e Lushnjës, pranë Monumentit Kombëtar të Internim-Dëbimeve për vitet 1954-1990 nisën takimet e Kujtesës. Veprimtaria u organizua në kuadër të 23 gushtit, Ditës Evropiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Organizatorë të veprimtarisë ishin Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën Antikomuniste të Përndjekurve Politikë etj. Nën moton: “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, organizatorët synonin të ri sillnin në kujtesë jetën në kampet e internimit në të gjithë komponentët e saj nga vuajtjet, përndjekjet, apelet, privimet, deri tek martesat. Takimet pranë Memorialit Kombëtar tashmë janë të përvitshme. Ish të përndjekurit politikë, familjet e internuara, të mbijetuar nga kampet e vuajtjes, vijnë edhe nga emigracioni për të ruajte dhe përcjellë kujtesën e vuajtjeve të kohës së diktaturës. Kësaj veprimtarie i ishte bashkuar edhe ambasadori Zviceran në Shqipëri z. Adrian Maitre, Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Ish Sigurimit zonja Gentiana Sula me bashkëpunëtorët e saj, Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, kryetari i bashkisë Fatos Tushe, deputeti socialist Bashkim Fino, Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami e të tjerë. Pasi janë vendosur kurora me lule pranë monumentit, z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit, i ka përshëndetur bashkë vuajtësit dhe organizatorët dhe ka bërë thirrje për Kujtesë. Më pas pjesëmarrësit kanë shkuar në mjediset e Qendrës Kulturore’Vaçe Zela” për të ndjekur ekspozitën fotografike nga jeta në kampet e internimit si dhe për të parë dokumente nga Dosjet e  përndjekjet e sigurimit famëkeq të diktaturës, që ekspozoheshin për herë të parë. Kryetarja e Autoritetit ka përgëzuar grupin e punës që e realizuan ekspozitën si: Ardita Repishti, Anton Dukagjini, Bianka Hada, Ardiana Topi, Eda Isaku, Simon e Pal Mirakaj, Altin Hoxha e të tjerë. Në sallën e Kinoteatrit me ish-të internuarit dhe trashëgimtarët e tyre, qytetarë e të ftuar të tjerë, ka nisë prezantimi i projektit të Autoritetit në bashkëpunim me IPP e SHAPP, për kthimin në vend kujtese të qendrave të internimit, bashkëbisedim i hapur ku pritej të shkëmbeheshin ide e sugjerime me të pranishmit. Ndoshta këtu e pati zanafillën edhe revoltimi i disa prej ish të internuarave, që ndërprenë aktivitetin. Ato nuk e panë veten objekt të aktivitetit dhe protestuan për mos përmendjen e emrave e disa familjeve që vuajtën në këto kampe deri më 1991, e cilësuan hipokrizi pjesëmarrjen e deputetit socialist, dhe njëra prej tyre i kërkoi sallës që të ngrihej në këmbë dhe të mbante 1 minute heshtje për të ndjerin Sherif Kaloshi, që sapo ndërroi jetë në Kanada. Në shenjë proteste për pjesëmarrjen e deputetit socialist Fino, Vera Iliazi, Rudina Dema dhe Bedrie Kaba, braktisën sallën duke u pasuar edhe nga të revoltuar të tjerë. KRONIKA: Takimin e bashkëbisedimit e ka hapë Ardita Repishta, që ka përshëndet të pranishmit dhe ka ftuar kryetarin e Bashkisë z. Fatos Tushe për të përshëndetur. Z. Tushe ka përgëzuar bashkë organizatorët, pjesëmarrësit, dhe ka vlerësuar pjesëmarrjen e ambasadorit zviceran. Më pas ai ka vlerësuar…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet