Ekspertët: Qeveria nuk financon sektorët prioritar

Buxheti për vitin 2019 i miratuar pak ditë më parë në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, cilësohet nga ekspertët e ekonomisë si një “buxhet pa emër” për shkak se nuk ka asnjë sektor të veçantë që i kushton më shumë vëmendje në financim.

Ndërsa në tërësi për tre vitet e ardhshme parashikon shkurtim shpenzimesh, duke lënë pas dore sektorët prioritarë, si arsimi, shëndetësia apo bujqësia. Nga ana tjetër, pavarësisht ambicies së qeverisë për uljen e borxhit publik dhe arritjen e deficitit në 1.9 për qind,  ekspertët analizojnë për TV SCAN se orientimi drejt PPP-ve konsiderohet sërish si një borxh që vë në rrezik objektivat e vendosura.

Buxheti për vitin 2019 është i përmbajtur në drejtim të të ardhurave dhe shpenzimeve, ndërsa parashikohet që deficiti të ulet në 1.9 për qind dhe borxhi publik në 64 për qind. /Scan/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet