Ekspertët pretendojnë se çaji jeshil nuk është aq efektiv sa mendonim

Shumë njerëz besojnë se çaji jeshil është i mrekullueshëm. Pastron lëkurën tuaj. Ul presionin e gjakut. Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës si edhe përmirëson kujtesën e tyre.

Megjithatë, ekspertët besojnë se çaji i bimëve nuk është aq magjik sa mund të mendojmë. Dr Josh Aks deklaroi se njerëzit duhet të kuptojnë se pirja vetëm e çajit nuk mjafton.

Autori tha: “Studimet sugjerojnë se një kombinim i përbërësve të stilit të jetesës përbëjnë përfitimet shëndetësore të vërejtura tek njerëzit që pijnë çaj”.

Në thelb, pirja e një filxhan çaji jeshil nuk do të pastrojë lëkurën tuaj mrekullisht. Ju duhet të praktikoni një rutinë të mirë dhe të pini shumë ujë.

Çaji jeshil mund të ketë disa përfitime të mëdha shëndetësore, por Dr Axe i bëri thirrje publikut të mendojë për anët negative, “Çaji jeshil nuk duhet të merret nga pacientët që vuajnë nga veshkat, sëmundjet e mëlçisë, sëmuundjet e zemrës ose problemet e mëdha kardiovaskulare të pa mbikëqyrura nga një mjek.”

“Gratë shtatzëna dhe nënat me gji duhet të pijnë jo më shumë se një ose dy gota në ditë, pasi disa studime tregojnë se kafeina më shumë sasia e lejuar mund të shkaktojë probleme me rrahjen normale të zemrës,” këshilloi ai.

Të tjera

Abissnet