×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekspertët: Mungojnë kapacitetet dhe fondet, ndërtesat rrezikohen nga kolapsi

Institucionet vendimmarrëse të vlerësojnë dhe përforcojnë strukturat e vjetra para se të ndodhë tërmeti tjetër i fortë. Objektet e ndërtuara ndërmjet viteve 1960-1990 kanë mbrojtje të ulët sizmike, ndërsa ndërtesat pas vitit 1990 kanë mbrojtje të pamjaftueshme

Neritan Gjergo

Shqipëria renditet e 43-ta në botë për rrezikun nga tërmetet, ndërsa lëkundjet shkatërruese mund të shfaqen çdo shekull. Ekspertët tregojnë se vendi nuk ka as fondet e as infrastrukturën e mjaftueshme për të përballuar dukuri të tilla. Përtej pasojave sociale, këto fenomene natyrore të pashmangshme kanë ndikim të madh në ekonominë e vendeve. Shqipërisë, ndër vite, i është dashur të paguajë një faturë të lartë për shkak të dëmeve që kanë krijuar fatkeqësitë, të tilla si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret etj. Një studim që ka bërë Qendra Europiane për Çështje të Sigurisë, tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis viteve 1974-2006, janë llogaritur mesatarisht në 8.5 miliardë lekë në vit. Ndërsa eksperti Duni, në studimet e tij për riskun e tërmeteve, thotë se, nëse një tërmet i përmasave 6 ballë prek kryeqytetin, objektet që rrezikojnë shembjen janë ato të ndërtuara para viteve 1960, kryesisht parafabrikatet dhe ato me qerpiç. Ndërsa për ndërtesat pas viteve ‘90 garancia është më e lartë, pasi për ndërtimin e tyre është përdorur hekur dhe beton.

Rekomandimet

Po ashtu, një tezë doktorature me temë “Vlerësimi i kapacitetit sizmik të godinave” i M.Sc. Erdit Leka konstaton në konkluzionet e punimit të tezës se se në shumicën e rasteve performanca e strukturës së zgjedhur nuk është e kënaqshme. “Nëse secila prej këtyre strukturave është ndërtuar në zona me sizmicitet mesatar ose të lartë, ato rrezikohen nga kolapsi. Është momenti që nga institucionet vendimmarrëse të fillohet me vlerësimin dhe përforcimin e këtyre strukturave të vjetra para se të ndodhë tërmeti tjetër i fortë me qëllim uljen e riskut sizmik, ruajtjen e jetëve njerëzore dhe zvogëlimin e kostove të riparimit pas tërmetit. Gjithashtu duhet të bëhet dhe një vlerësim ekonomik për riaftësimin e mundshëm të këtyre godinave”, reflekton në gjetjet e studimit tij ing. Leka, duke shtuar se përforcime si breza betoni dhe kolona mund t’i shtohen këtyre strukturave dhe të parandalojnë shembjen e tyre. “Nevojitet një projekt i detajuar ku të përfshihen dhe themelet e objektit, si dhe teknika e teknologjia e zbatimit te përforcimit. Puna duhet të nisë me zonat me sizmicitet të lartë, aty ku tërmeti i pritshëm mund të jetë më i fortë, sidomos me objektet që kanë pësuar ndërhyrje në strukturën mbajtëse ose shtesa kati. Gjithashtu godina historike, muzeume te cilët kanë një rëndësi të madhe në trashëgiminë kombëtare kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe prioritet”. Ndërkohë edhe ndërtuesit, përforcojnë idenë se ndërtimet në Tiranë në dy dekadat e fundit janë realizuar duke marrë në konsideratë tërmete nga 7-8 ballë, por nuk e përjashtojnë mundësinë e abuzimeve me hekurin dhe betonin. Në Tiranë nuk funksionojnë analizat për cilësinë e betonit dhe të hekurit. Për më tepër nuk respektohen eurokodet dhe operohet ende me standardet ligjore të sizmologjisë e ligjit të 1989.

Objektet që rrezikojnë shembjen

Studimi i ekspertëve të sizmologjisë tregon se tërmetet përbëjnë rrezikun më të madh kombëtar për një katastrofë natyrore në Shqipëri. Dëmet që mund të krijohen në banesa do të përfshijnë ato objekte që janë ndërtuar me materiale që nuk u bëjnë ballë tërmeteve mbi 6 ballë dhe ndërtesa të vjetra, kryesisht ato para viteve 1960. Sipas studimit, objektet e ndërtuara me qerpiç, tullë, gur dhe betonarme dhe sistemet strukturore me mure mbajtëse, parafabrikate janë më të rrezikuara. Objektet e ndërtuara para vitit 1960 nuk kanë rezistencë ndaj tërmeteve, ato të ndërtuara ndërmjet viteve 1960-1990 kanë mbrojtje të ulët sizmike, ndërsa ndërtesat pas vitit 1990 kanë mbrojtje të pamjaftueshme, pasi në shumë prej objekteve të ndërtuara në këtë kohë është abuzuar me numrin e kateve në raport me qëndrueshmërinë e themeleve. Studimi tregon se kërkesat më të mëdha për sistemin kombëtar të emergjencës civile do të dilnin nga tërmetet që ndodhin në Durrës, Elbasan, Berat ose Vlorë, pasi burimet sizmike me ndikim të ulët janë të afta për të shkaktuar dëmtime strukturore dhe shembje që shkojnë nga 1,9 deri në 5.2% të fondit kombëtar të banesave. Në rast të tërmeteve me ndikim të lartë, që mund të ndodhin një herë në 500 vjet, potenciali energjetik i çliruar është i aftë të shkaktojë një katastrofë të ndërtimeve në nivel kombëtar. Por procesi i zhvendosjes së popullsisë ka ulur impaktin e tërmeteve të fortë në vatrat tërmetore në veri dhe jug të vendit, por ka rritur dukshëm ekspozimin në Tiranë, Durrës dhe qytetet e tjera që ndikohen nga zonat burimore të tërmeteve në zonën bregdetare. Ekspertët e Institutit të Sizmologjisë tregojnë se parametrat e parë sizmike që shoqëronin të parën hartë të zonimit sizmik të Shqipërisë u miratuan në vitin 1952. Më vonë, në vitet ‘60, është bërë një rishikim i rrezikut sizmik ku janë bërë përmirësime. Pas tërmetit të vitit 1979, në Malin e Zi u miratua një hartë sizmike e Shqipërisë. Më vonë gjatë viteve ‘80 është bërë një rishikim i përgjithshëm i kushteve teknike të projektimit antisizmik dhe kanë hyrë në veprim rregullat e reja për qëndresën ndaj tërmeteve në vitin 1989, të cilat vijojnë të jenë sot e kësaj dite në fuqi.

Skenarët shqiptarë të tërmeteve

Nga vlerësimet e rrezikut sizmik rezulton se tërmetet me magnitudë 5,0 kanë një periudhë përsëritje prej 3.6 vjetësh, ndërsa tërmetet 5.5, 6, 6.5 dhe 7 ballë kanë një periudhë përsëritje 10, 29, 94 dhe 505 vjet.

Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75%, Shqipëria preket çdo vit, nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë dhe një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë.

Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë–Ulqin, ku rrezikohen qytetet shqiptare të Shkodrës dhe Lezhës dhe qyteti Petrovac i Malit të Zi. Këto zona janë goditur nga tërmete 6-7 ballë në vitet 1905, Shkodra, në vitin 1985; Lezha me 6 ballë dhe në vitin 1979 Petrovaci me 7.2 ballë, që dha efektet gati në të gjithë Shqipërinë.

Vrojtimet e bëra deri tani për dëmet e shkaktuara nga tërmetet tregojnë se projektimi korrekt i një strukture duhet të marrë në konsideratë ndikimin e dukurive të mësipërme në themelet e godinës. Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet.

Në hartën globale të rrezikut nga kjo dukuri natyrore, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Butrinti jepet me koncesion/ VOA: Për herë të parë menaxhohet nga një subjekt jo-publik

Butrinti jepet me koncesion/ VOA: Për herë të parë menaxhohet nga një subjekt jo-publik

Publikuar më 10.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i ...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratuar së fundmi, ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës […]

Lexo më shumë

30 mln USD më shumë në buxhet vetëm në gusht, financat pësojnë rritje

30 mln USD më shumë në buxhet vetëm në gusht, financat pësojnë rritje

Publikuar më 02.09.2020
2/3 e vendeve të punës së humbur gjatë mars-prillit, konfirm...

2/3 e vendeve të punës së humbur gjatë mars-prillit, konfirmuar nga listë-pagesat zyrtare të Tatimeve janë rikuperuar. Shqipëria në korrik kishte 3 mijë biznese më shumë se në muajin shkurt. Muajin e kaluar, të ardhurat e mbledhura nga TVSH e brendshme ishin 7.9 për qind ose 314 milionë lekë (rreth 30 mln USD) më shumë […]

Lexo më shumë

Rinisin punë 43 mijë persona që u larguan nga COVID-19, shtohen edhe 3 mijë vende të reja

Rinisin punë 43 mijë persona që u larguan nga COVID-19, shtohen edhe 3 mijë vende të reja

Publikuar më 01.09.2020
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekono...

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në 10 ditët e para të muajit gusht tregu i punës rezulton me 3 mijë të punësuar të rinj që prej Marsit, kur nisi dhe mbyllja e bizneseve. Sakaq, rritja më e madhe e papunësisë u shënua në fund të prillit, ku 43 mijë individë […]

Lexo më shumë

Rimbursimi i gjobave për shtetasit shqiptar që janë gjobitur në shtetet e huaja, dokumentet që duhen

Rimbursimi i gjobave për shtetasit shqiptar që janë gjobitur në shtetet e huaja, dokumentet që duhen

Publikuar më 31.08.2020
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të rimburs...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të rimbursojë gjobat e vendosura nga autoritetet e shteteve të huaja për shqiptarët, të cilët shkelën afatin e lejuar të qëndrimit për shkak të rregullave të vendosura për parandalimin e koronavirusit gjatë periudhës 10 mars – 1 qershor. Dokumentat që qytetarët duhet të dërgojnë përmes postës për […]

Lexo më shumë

Paga e luftës/ Afati i fundit i dorëzimit të ankesave për përfitimin e ndihmës nga paketa e parë dhe e dytë

Paga e luftës/ Afati i fundit i dorëzimit të ankesave për përfitimin e ndihmës nga paketa e parë dhe e dytë

Publikuar më 25.08.2020
Dita e sotme shënon përfundimin e afatit të dorëzimit të ank...

Dita e sotme shënon përfundimin e afatit të dorëzimit të ankesave në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare të paketës së parë dhe të dytë. Kjo gjë është sqaruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila ka njoftuar se 25 gushti është afati i fundit i paraqitjes së ankesave nga qytetarët dhe bizneset në […]

Lexo më shumë

Dollari në tregun vendas zbret në nivelin më të ulët në 6 vjet

Dollari në tregun vendas zbret në nivelin më të ulët në 6 vjet

Publikuar më 20.08.2020
Monedha e gjelbër ka shënuar një rënie të fortë ditët e fund...

Monedha e gjelbër ka shënuar një rënie të fortë ditët e fundit në tregun vendas. Dje, një dollar u kumbye me 103.82 lekë, me një rënie prej 0.29 lekë në raport me një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët në 6 vjet, që nga fundi […]

Lexo më shumë

Paga shtesë për të larguarit dhe ata që janë ende në punë, ja si bëhet aplikimi

Paga shtesë për të larguarit dhe ata që janë ende në punë, ja si bëhet aplikimi

Publikuar më 18.08.2020
Hyn në fuqi vendimi për subvencionim të punonjësve dhe mbësh...

Hyn në fuqi vendimi për subvencionim të punonjësve dhe mbështetje të të larguarve nga puna në sektorin e transportit publik për shkak të pandemisë. Disa ditë më parë  kryeministri Edi Rama  tregoi se qeveria do të lëvrojë një tjetër pagë për të gjithë ish-punonjësit në sektorin publik  dhe do vazhdojë të mbështesë sektorin në tërësi. […]

Lexo më shumë

Pastrimi i parave, Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

Pastrimi i parave, Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

Publikuar më 14.08.2020
Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i...

Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozimit pas Turqisë. Indeksi i vitit 2020 i Insitutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër […]

Lexo më shumë