×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekskluzive/ Pastërtia e figurës, arsyet se pse Berisha, Ruçi dhe Spartak Braho nuk do të ikin kurrë nga Parlamenti (Dokumenti)

Duket se historia e përballjes me të kaluarën në Shqipëri dhe në politikën shqiptare do të vazhdojë.

Kjo është bërë mëse e qartë në mbledhjen e Komisionit të ligjeve, datë 27 maj, ku është hedhur poshtë propozimi i deputetit të opozitës së re, Myslim Murrizi, për projekligjin e dekomunistizimit të politikës dhe shtetit shqiptar.

Sot gazeta “Shekulli”, publikon dokumentin prej 12 faqesh, nëpërmejt të cilës Komisioni i Ligjeve i kërkon Parlamentit rrëzimin e projektligjit për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit shqiptar.

Duhet të theksojmë se nisma ligjore për lustracionin u propozua nga 20 deputetë të opozitës parlamentare, në të cilnë parashikonte edhe përjashtimin nga politika të ish-kryeministrit demokrat Sali Berisha, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, deputetëve Spartak Braho, Fatmir Xhafaj etj., pra ata që quhen “xhaketat e vjetra” të politikës shqiptare, të cilët përfshiheshin në kategoritë ndaluese të projektligjit.

Nisma ligjore parashikonte largimin nga politika dhe postet publike të të gjithë personave që kanë qenë anëtar të Partisë Komuniste dhe Partisë Punës, kanë qenë funksionarë të sistemit komunist, të shkolluar në shkollat e partisë, gjyqtarëve, prokurorëve, oficerëve të Sigurimit, bashkëpunëtorëve të Sigurimit etj.

Në raportin e Komisionit të Ligjeve renditen 7 argumente se pse projektligji për pastërtinë e figurës duhet të rrëzohet në parlament. Në raport thuhet se deputetët propozues nuk sqarojnë nevojën për hartimin e një nisme të tillë për lustracionin, duke shtuar se personat me të kaluar komuniste nuk janë kërcënim për demokracinë. Sipas Komisionit të Ligjeve nisma është e njëjtët me ligjit e vitit 2008, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe se nuk parashikohet një mekanizëm për vërtetimin e fajit të personave që janë objekt i projektligjit. Në dokument thuhet se nisma ligjore parashikon përjashtimin nga zgjedhja në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe se nuk përcakton afate  lidhur me kohëzgjatjen e masës së lustracionit.

Sipas Komisionit të Ligjeve, nisma ligjore për pastërtinë e figurës ose lustracionin kufizon të drejtën për t´u zgjedhur dhe për të punuar.

Vëmë në dukje se, nisma ligjore është kundërshtuar nga Ministria e Drejtësisë, përmes përfaqësuesit të saj Ilir Bejko, drejtor i Drejtorisë për Oponencën Ligjore pranë kësaj ministrie.

Raporti që propozon rrëzimin e projektligjit pritet të hidhet në votim seancën e ardhshme të Parlamentit. Kujtojmë se gjashtë vite më parë pati një tjetër përpjekje nga ish-deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për miratimin e një ligji për lustracionin, ligj i cili u rrëzua gjithashtu nga Komisioni i Ligjeve si antikushtetues.

Arsyet e Komisionit të Ligjeve pse nsima për Ligjin e Lustracionit duhet të rrëzohet

  1.  Së pari, projektligji dhe relacioni shoqërues nuk shpjegojnë nevojën që përcaktoi hartimin e kësaj nisme ligjore. Sipas udhëzimeve të KiE-së, lustracioni mund të përdoret vetëm për të eliminuar apo për të pakësuar në mënyrë domethënëse kërcënimin që vjen nga objekti i lustracionit për krijimin e një demokracie të lirë dhe të suksesshme përmes përdorimit nga ana e subjektit të një pozicioni të veçantë për t’u angazhuar në shkelje të të drejtave të njeriut apo për të bllokuar procesin e demokratizimit.
  2.  Së dyti, nuk rezulton që në relacionin e projektligjit të jenë parashtruar shkaqe të shtuara nga ato që janë paraqitur në vitin 2008, për ligjin nr. 10034/2008, sikundër nuk është bërë ndonjë analizë në lidhje me ndryshimin e rrethanave kushtetuese, ligjore dhe të faktit, që mund të legjitimonin ndërmarrjen e kësaj nisme, për sa kohë rezulton se dispozitat e Kushtetutës, që u gjetën të shkelura nga ligji nr. 10034/2008, vijojnë të jenë të njëjta me ato që ishin në fuqi kur u morr vendimi përkatës i Gjykatës Kushtetuese nr. 9/2010.
  3.  Së treti, projektligji nuk parashikon një mekanizëm të përshtatshëm, që vërteton fajin në baza individuale, ashtu siç rekomandohet nga Rezoluta e KiE-së. Projektligji nuk është i qartë dhe nuk parashikon në asnjë dispozitë të tij procedurën e verifikimit dhe organin kompetent për verifikimin dhe ndalimet.
  4.  Së katërti, projektligji parashikon përjashtimin nga zgjedhja në kundërshtim me standardet ndërkombëtare, sipas të cilave lustracioni nuk duhet të zbatohet për funksionet e zgjidhshme përveçse kur kjo gjë kërkohet nga vetë kandidati — votuesit kanë të drejtë të zgjedhin këdo që ata dëshirojnë.
  5.  Së pesti, dispozitat e projektligjit nuk përcaktojnë një afat kohor lidhur me kohëzgjatjen e masës së lustracionit. Kjo nuk është në përputhje me udhëzimet e KiE-së, të cilat parashikojnë se “skualifikimi për pozicione zyrtare bazuar tek lustracioni nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë vjet, pasi nuk duhet nënvlerësuar aftësia për ndryshim pozitiv në qëndrimin dhe zakonet e një individi”.
  6.  Së gjashti, projektligji kufizon të drejtën për t´u zgjedhur, të sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës dhe nuk përputhet me rastet përjashtimore të përcaktuara në këtë dispozitë.
  7.  Së shtati, projektligji kufizon të drejtën e punës dhe të drejtën e aksesit në shërbimet publike, pa respektuar kërkesat e nenit 17 të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Dokumenti Erjon by Erjon Dervishi on Scribd

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur COVID-19? Ja si përgjigjet Basha, flet edhe për koalicionet parazgjedhore

Mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur COVID-19? Ja si përgjigjet Basha, flet edhe për koalicionet parazgjedhore

Publikuar më 03.07.2020
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i pre...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i prerë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të shtyhen. Kjo përgjigje e tij erdhi teksa u pyet nga Arjan Çani, në emisionin “Zonë e Lirë” nëse do t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur si pretekst situatën e COVID-19. Po ashtu, i pyetur se sa […]

Lexo më shumë

Presidenca gjermane do të jetë kyçi për integrimin e Shqipërisë/ Eurodeputeti tregon afatet

Presidenca gjermane do të jetë kyçi për integrimin e Shqipërisë/ Eurodeputeti tregon afatet

Publikuar më 03.07.2020
“Dinamika e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian për ...

“Dinamika e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor do të mbahet gjatë Presidencës gjashtëmujore të Gjermanisë, tha raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë Vladimír Bilçík, raporton MIA. “Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi do të jenë ndër temat kryesore në rendin e ditës gjatë vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel në Parlamentin Europian më […]

Lexo më shumë

Koço Kokëdhima: Bashkim ekonomik Shqipëri-Kosovë

Koço Kokëdhima: Bashkim ekonomik Shqipëri-Kosovë

Publikuar më 03.07.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, reagoi pas pë...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, reagoi pas përsëritjes së premtimeve nga kryeministrat Rama dhe Hoti në konferencën për shtyp, duke deklaruar se duhet bërë bashkimi ekonomik Shqipëri-Kosovë. Kokëdhima tha se dhjetëra marrëveshjet e nënshkruara 6 vitet e fundit duhet të zbatohen, për të rritur nivelin e shkëmbimeve ekonomike, krijimin e një tregu të përbashkët, […]

Lexo më shumë

Nga HEC-i te lidhja Tiranë-Prishtinë me hekurudhë, Hoti flet për tre projektet kryesore

Nga HEC-i te lidhja Tiranë-Prishtinë me hekurudhë, Hoti flet për tre projektet kryesore

Publikuar më 03.07.2020
Gjatë konferencës për media me homologun Edi Rama, kryeminis...

Gjatë konferencës për media me homologun Edi Rama, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti kërkoi nisjen e punës për realizimin e 3 projekteve madhore dhe strategjike. Në fjalën e tij Hoti u ndal te ndërtimi i një HEC-i në Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe lidhjen hekurudhore mes dy kryeqyteteve. “Tashmë është bërë një praktikë e […]

Lexo më shumë

“Në dialog me Serbinë për njohje reciproke”, Hoti dhe Rama u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve

“Në dialog me Serbinë për njohje reciproke”, Hoti dhe Rama u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve

Publikuar më 03.07.2020
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë Edi...

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë Edi Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media. I pyetur nga gazetarët nëse do të shkojë në Uashington pa presidentin Hashim Thaçi, Hoti tha se është në koordinim me Grenellin për të caktuar datën e re të takimit. Ai theksoi se Kosova hyn […]

Lexo më shumë

Avdullah Hoti nis takimet në Tiranë/ Dalje për mediat me Ramën, do të pritet në zyrë edhe nga Basha

Avdullah Hoti nis takimet në Tiranë/ Dalje për mediat me Ramën, do të pritet në zyrë edhe nga Basha

Publikuar më 03.07.2020
Sikundër ishte paralajmëruar kryeministri i Kosovës Avdullah...

Sikundër ishte paralajmëruar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbërritur sot në Tiranë, ku është pritur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Avdullah Hoti e nisi vizitën e tij me një pritje në Pallatin e Brigadave, e organizuar nga kryeministri Rama me të cilin do të zhvillojë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp rreth […]

Lexo më shumë

A do të afrohet Jozefina Topalli në PD? Ja si përgjigjet Edi Paloka

A do të afrohet Jozefina Topalli në PD? Ja si përgjigjet Edi Paloka

Publikuar më 02.07.2020
Hapja e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve t...

Hapja e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për deputetë të ardhshëm është tema e diskutimit në emisionin e sotëm “Open” në Top Channel. Nënkryetari i PD, Edi Paloka, foli për mundësitë e afrimit të Jozefina Topallit në parti, e cila ka qenë një prej personave që ka folur më ashpër ndaj Lulzim […]

Lexo më shumë

“Grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re, lançohet në shtator”, Halit Valteri tregon me kë kanë folur

“Grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re, lançohet në shtator”, Halit Valteri tregon me kë kanë folur

Publikuar më 02.07.2020
Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka bërë me dije se ...

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator. I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në “News24”, Valteri tha se 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat janë ish- funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish- kryetarët e […]

Lexo më shumë