×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekrem Spahiu në 125-vjetorin e lindjes: Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë

Ekrem Spahiu

Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi Ahmet Zogu-Mbret i shqiptarëve, i cili që në rininë e hershme u thirr dhe iu përkushtua Shqipërisë në të gjitha momentet vendimtare historike të saj, duke filluar që nga shpallja e Pavarësisë dhe gjatë gjithë jetës së tij.

Regjimi komunist, jo vetëm qëla pasoja të rënda në dimensionin kombëtar, goditi liritë e të drejtat themelore të njeriut, varfëroi në ekstrem vendin ekonomikisht, etj, por deformoi rëndë edhe historinë e Shqipërisë. Për të arritur këto qëllime, i nisur nga kritere klasore e politike, u përpoq të errësojë dhe madje të shuajë çdo kontribut e vlerë të dinastive dhe personaliteteve historike, midis tyre edhe të Ahmet Zogut.

Historia e Shqipërisëështë në një proces rishikimi, duke e ngritur secilin në piedestalin legjitim përkundrejt kontributeve që ka dhënë në dobi të atdheut, shtetit dhe popullit shqiptar. E vërteta dhe faktet po dëshmjon se figura e Ahmet Zogut, po lartësohet gjithnjë e më shumë.

Është një fakt i njohur se Shqipërinë dhe nacionalizmin shqiptar e mbajtën gjallë më të interesuarit, oxhakët dhe personalitetet që e kishin lidhur fatin e tyre me fatin e Shqipërisë. Dinastia Zogolli njihet si njera prej tyre.

Ahmet Zogu, bir i kësaj dinastie, përfaqësoi krahinën e Matit në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e Pavarësisë. Në roje të pavarësisë së saposhpallur të vendit, ishte pikërisht Ahmet Zogu, qëorganizoi dhe angazhoi forcat e tij në Kakarriq kundër forcave serbo-malazeze, duke vënë jetën e tij në sakrificë për lirinë e Atdheut.

Intuita, interesimi dhe detyrimi i brendshëm kombëtar, do ta çonte atë të bëhej një nga organizatorët kryesor të Kongresit të Lushnjes, ku mori përgjegjësinë e madhe të sigurisë së punimeve të tij. Me meritë, Kongresi e caktoi Ministër të Brendshëm, një post që kërkonte kurajo dhe guxim. Në mbështetje të vendimit së Qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjës për ta bërë vendin me kryeqytet, ishte vendosmëria e Ahmeti Zogut që i hapi rrugën Qeverisë së re për tu zhvendosur dhe instaluar në Tiranë. Ministri i Brendshëm A. Zogu me trupat e xhandarmërisë që sapo krijoi, vuri autoritetin e shtetit me rend dhe siguri në të gjithë territorin e vendit.

Koha, kontributet, këmbëngulja, vendosmëria, vizioni dhe angazhimi me burime njerëzore e financiare do ta sillte natyrshëm që Ahmet Zogu të besohej në postin e Kryeministrit të vendit, një post që, kur e mori, e mbajti pa ndërprerje për rreth dy vjet. Jetëgjatësia si kryemistër ishte një kontribut domethënës për stabilitetin e vendit. Kujtojmë se nga viti 1912 e deri në atë kohë, Shqipëria kishte ndërruar 17 qeveri. Jetëgjatësia e tyre ishte mesatarisht 7 muaj, madje pati qeveri që zgjati vetëm disa orë! Nëse vijonin qeveri me paqëndrueshmëri të tilla, me siguri do t’i kushtonin rëndë shtetit e kombit shqiptar, veçanërisht në periudhën tepër kritike midis dy luftrave botërore. Nën autoritetin e Kryeministrit Zogu, vendi fitoi një status të qëndrueshëm në të gjitha drejtimet

Për herë të parë dhe të vetme në historinë parlamentare të Shqipërisë, Parlamenti u formësua në dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Deputetëve. Në kushtet kur përvoja politike shqiptare ishte e mangët dhe roli i Kryeministrit relativisht i prekshëm, një parlament me dy dhoma ishte zgjidhja më e mirë për të vendosur e ruajtur ekuilibrat politikë. Me kalimin në sistemin e Mbretërisë, këtë ekuilibër e garantonte vetë Mbreti.

Me shpalljen e Mbretërisë, Ahmet Zogu e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qevrisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, ai thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët, ambasadorëte kohës së Ahmet Zogut u zgjodhën nga njerzit më të ditur të vendit.Ata u vunënë shërbim të shtetit dhe shtetasvesikurse e kërkonte formimi dhe statusi i tyre. Nuk mund të imagjinohej që ata t’i përdornin këto poste në shërbim tëinteresave të tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, ku edhe sot, dokumentacioni i asaj kohe mbetet si etalon korrektese ligjore.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti që një xhandar i vetëm mbante rendin e qetësinë në një zonë të caktuar.

Me ekspertizën më të mirë perëndimore u ngrit Ushtria Kombëtare, me të gjitha strukturat krahasuese europiane, të cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës. Liria e shprehjes dhe e shtypit në epokën zogiste ishte e plotë. Është fakt, që në atë periudhëu botuan gazeta të gjithfarllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë apo edhe vetë Mbretit.

U vunë në efiçencë të plotë pasuritë tokësore e nëntokësore të vendit. U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë Kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore,të cilët akoma edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti në kohën e Mbretit Zog, e bëri krenar shqiptarin, ku me politikat e ndjekura, iu garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin e tij nëçdo vend të botës. Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës.

U masivizua arsimi kombëtar duke i dhënë prioritet edukimit të brezit të ri me frymën kombëtare. U respektuan, si në asnjë vend fqinj, të drejtat e minoriteteve për arsimim në gjuhën e tyre.

Mbretëria shqiptare garantoi me ligj lirinëe besimeve fetare. Me një lëvizje të vendosur dhe të papërsëritëshme, krijoi të gjitha kushtet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare (12 prill 1937). Ndërkohë, Zogu qysh në vjeshtën e vitin 1925, kishte garantuar ngritjen në Shqipëri të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.U krijuan kushte dhe u kërkua qëshoqëria të emancipohej nëtë gjitha planet. Në këtë kuadër, ajo u çlirua nga ngarkesat e paarsyeshme fetare, sikurse ishte mbulesa e jashtme e grave.

Sot, shqiptarët në të gjitha trojet kombëtare, gjithnjë e më shumë po i evokojnë vlerat, kontributet dhe arritjet e Mbretërisë Shqiptare. Ajo zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një trashëgimi të pashlyeshme e cila, në shumë drejtime, është e paarritshme edhe sot.

Faik Konica, një nga mendjet e ndritura të kombit shqiptar, deklaronte se “Shqipëria ka njërin prej ekzekutivëve më të shquar të botës”. Ndërsa Fan Noli, kundërshtari politik i Ahmet Zogut, deklaronte se “Ahmet bej Mati, është djalë fare i ri, por luan nga zemra dhe hekur nga karakteri”.

Këto vlera bëhen akoma më të prekshme e të ndjeshme, kurshqiptarët bëjnë krahasimin se çfarë panë pas Ahmet Zogut, nga prilli 1939 dhe shohin ende sot.

*Autori është ish-deputet dhe kryetar i PLL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Johnny Depp/ Fëmijëria e vështirë, droga dhe “nëna e keqe” që e la atë në moshën 15-vjeçare

Johnny Depp/ Fëmijëria e vështirë, droga dhe “nëna e keqe” që e la atë në moshën 15-vjeçare

Publikuar më 17.09.2021
Dokumentet e reja të paraqitura në gjykatë për gjyqin kundër...

Dokumentet e reja të paraqitura në gjykatë për gjyqin kundër Amber Heard zbulojnë sesi Johnny Depp u rrit “vetëm” në moshën 15-vjeçare. Sipas dokumenteve të ‘Page Six’ dhe një postimi që daton në 1981, pasi prindërit e tij u divorcuan, nëna e tij – të cilën ai dikur e përshkroi si “njeriu më i keq […]

Lexo më shumë

Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru!

Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru!

Publikuar më 13.09.2021
Entela Binjaku Më 5 shtator 2021 ndërroi jetë aktori, regjis...

Entela Binjaku Më 5 shtator 2021 ndërroi jetë aktori, regjisori dhe profesori i artit dramatik Jon Karamitru (Ion Caramitru). Artisti i shquar rumun prej pak javësh ishte shtruar në spitalin “Elias” të Bukureshtit ku dhe po kurohej për një sëmundje që e mundonte kohët e fundit.  Njoftimet mediatike për shuarjen e tij ishin sa pikëlluese […]

Lexo më shumë

Tronditet bota e spektaklit, modelja e njohur arrestohet me Modelja Elena me 7.8 kilogramë kokainë!

Tronditet bota e spektaklit, modelja e njohur arrestohet me Modelja Elena me 7.8 kilogramë kokainë!

Publikuar më 10.09.2021
Modelja greke, Elena Polychronopoulou, e njohur për pjesëmar...

Modelja greke, Elena Polychronopoulou, e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show ‘Power of Love’, u arrestua me gati tetë kilogramë kokainë në posedim të saj dhe partnerit. Elena (Lenia) Polychronopoulou dhe partneri i saj Dimitris RegginidisPagratit, u zbulua se kishin drogë në një valixhe, ndërsa sipas njoftimit zyrtar të policisë, burri u përpoq […]

Lexo më shumë

Francezët i thonë sot lamtumirë legjendës së kinemasë Jean Paul Belmondo

Francezët i thonë sot lamtumirë legjendës së kinemasë Jean Paul Belmondo

Publikuar më 09.09.2021
Sot mbahet në Francë, ceremonia përfundimtare për aktorin e ...

Sot mbahet në Francë, ceremonia përfundimtare për aktorin e paharrueshëm Jean-Paul Belmondo. Kortezhi i varrimit do të bëhet këtë pasdite, në orën 17:30, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, familjes së legjendarit “Bebel” dhe mijëra qytetarëve francezë të cilët do të vaksinohen plotësisht. Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, gati 1.000 njerëz do të marrin […]

Lexo më shumë

‘I uroj çdo femre një burrë si ai’, deputetja marroset pas të dashurit: Për të gjithë urrejtësit kini kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti

‘I uroj çdo femre një burrë si ai’, deputetja marroset pas të dashurit: Për të gjithë urrejtësit kini kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti

Publikuar më 01.09.2021
Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke shij...

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi. Ajo bashkë me të dashurin e saj, Keith Groeneveld, kanë zgjedhur bregdetin shqiptar, për të kaluar së bashku disa ditë joproduktive larg aktiviteteve të përditshme. Mbrëmjen e së martës, aktorja dhe deputetja Matoshi ndau me ndjekësit e saj në […]

Lexo më shumë

Aktorja e njohur ‘kthehet’ në vendlindje, Delvina zbulon bustin që përkujton Hajrie Rondon

Aktorja e njohur ‘kthehet’ në vendlindje, Delvina zbulon bustin që përkujton Hajrie Rondon

Publikuar më 13.08.2021
Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për dhënien e titullit “Q...

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” dhe vendimit për vendosjen e bustit të aktores Hajrie Rondo në qendrën e qytetit, në praninë e qindra qytetarëve delvinjotë, sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të bustit të aktores me origjinë nga Delvina. Artistja lindi më 1 mars të vitit 1951 në Delvinë […]

Lexo më shumë

Edhe ‘Elita 5’ bojkoton koncertin ku do të këndojë Bregoviç, Arif Ziberi: Nuk kam koment

Edhe ‘Elita 5’ bojkoton koncertin ku do të këndojë Bregoviç, Arif Ziberi: Nuk kam koment

Publikuar më 13.08.2021
Përveç artistëve nga Kosova që refuzuan ftesën nga Bashkia e...

Përveç artistëve nga Kosova që refuzuan ftesën nga Bashkia e Korçës për pjesëmarrje në Festën e Birrës, është edhe grupi nga Tetova “Elita 5” që kanë refuzuar të performojnë. Ndonëse këngëtarët nga Kosova u shprehën se aryseja e mos-pjesëmarrjes ishte ftesa që iu bë artistit Goran Bregoviç, disa të tjerë kishin ‘frikën’ e humbjes së […]

Lexo më shumë

“Më ka droguar”/ Babai i Britney Spears pranon, jep dorëheqjen nga kujdestaria e këngëtares

“Më ka droguar”/ Babai i Britney Spears pranon, jep dorëheqjen nga kujdestaria e këngëtares

Publikuar më 13.08.2021
Babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqjen si ...

Babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestare e këngëtares pas 13 vitesh. Lajmi raportohet nga mediat amerikane. Karriera e këngëtares ka qenë në duart e kujdestarëve ligjorë që nga shqetësimet publike mbi shëndetin e saj mendor në vitin 2008. Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata i dha babait të saj, Jamie Spears, kontroll […]

Lexo më shumë