“Ejani sepse kam vrarë gruan!”, shqiptari masakron bashkëshorten, në banesë edhe djali 8-vjeçar

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gorizia të Udines, ku një shqiptar ka masakruar me thikë gruan e tij.

Mediat italiane raportojnë se menjëherë pas aktit makabër shqiptari ka telefonuar policinë duke u thënë “Ejani sepse kam vrarë gruan time”.

Përmasat e krimit rëndohen nëse marrim parasysh faktin se momentet kur ndodhi krimi, rreth orës 9:00 të mëngjesit, në banesë ka qenë edhe fëmija 8-vjeçar i çiftit.

Autor i këtij krimi të rëndë është një 37-vjeçar emigrant shqiptar, ndërsa viktima është 30 vjeçe.

Policia italiane ka prangosur autorin, ndërkohë që fëmija ndodhet nën kujdesin e psikologëve dhe punonjësve të shërbimeve sociale për shkak të tronditjes së rëndë.

Nga hetimet e para mësohet se prej disa muajsh autori i krimit nuk po punonte dhe ishte bashkëshortja ajo që po kujdesej për djalin e mitur.