×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Edy Reja: 2020, vit i vështirë dhe jo normal, por pozitiv në futboll

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas në futboll. Në një intervistë ekskluzive për fshf.org, tekniku Reja shprehet se pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga covid-19,  bilanci për vitin 2020, duke iu referuar ndeshjeve të fundit të Kombëtares është pozitiv. Tekniku i kuqezinjve duket se ende nuk e ka kapërdirë humbjen në shtëpi me Lituaninë, duke e cilësuar si momentin më të vështirë të vitit në futboll. Megjithatë vendi i parë në grup i sjell ndërmend kujtime të mira, me njerëz që e falenderonin në rrugë për rezultatet e arritura. Sa i përket shortit të eliminatoreve të Botërorit 2022, ai shprehet se ekipi do të jetë kompetitiv deri në ndeshjen e fundit kundër Andorrës.

Në fund, trajneri Reja shprehet se përpos futbollit, ky vit ka qenë një vit jo i mirë për të gjithë, me humbje njerëzish dhe me një jetë jo normale. Ai uron për të gjithë punonjësit e FSHF-së, tifozët si dhe të gjithë shqiptarët një vit më të mirë dhe një vit normal.

Bilanci për vitin 2020 me Kombëtaren Shqiptare – “Bilanci për vitin 2020 në përgjithësi ka qenë pozitiv. Por duhet të kemi parasysh vështirësitë e mëdha që kemi pasur, mbi të gjitha për shkak të Covid-19, që na ka kushtëzuar shumë. Mbi të gjitha para se të shkonim në transfertat e Kazakistanit dhe Lituanisë kishim probleme të mëdha.

Shumë lojtarë nuk luanin me klubet e tyre, dikush ishte i infektuar me virusin korona, dikush kishte probleme të tjera dhe duhet të gjenim mënyrën që të hidhnim në fushë lojtarët që aktivizoheshin me klubet. Na është dashur të aktivizonim, për fat të mirë, disa lojtarë të cilët nuk kishin luajtur kurrë më parë me Kombëtaren, por në dy ndeshjet të rëndësishme siç ishin ato në Kazakistan dhe Lituani kanë bërë paraqitje mjaft të mira.

Mbase kemi luajtur më mirë se në ndeshjet ku kemi fituar, kemi krijuar shumë raste për gol, por për fat të keq nuk e çuam topin në rrjetë.

Pra, bilanci është pozitiv, sidomos nëse i referohemi performancës së fundit ku fituam miqësoren me Kosovën, që ishte e rëndësishme për ne e më pas dy ndeshjet me Bjellorusinë dhe Kazakistanin në shtëpi. Tre fitore radhazi që na dhanë siguri dhe besim, i dhanë shumë entuziazëm grupit dhe përsa i përket objektivit final ne ia dolëm mbanë.

E rëndësishme është që gjithçka përfundoi mirë. U renditëm të parët në grup dhe jemi shumë të kënaqur. Mendoj se duhet ta kishim fituar një nga transfertat ku morëm dy barazime, kishim më shumë mundësi të shkonim në play-off-in e Botërorit. Por duhet të jemi të kënaqur dhe të mundohemi të bëjmë më mirë në të ardhmen.”

Momenti më i vështirë i vitit në futboll? – “Momenti më i vështirë i vitit ishte humbja me Lituaninë në shtëpi. E gjithë puna e bërë dukej sikur ishte zhdukur papritur. Ka qenë një moment ku ne prekëm fundin, zhgënjimi ishte i madh, patëm probleme të mëdha dhe ishte çasti më i vështirë në aventurën time me Shqipërinë.

Momenti më i bukur? – “Arritëm të dilnim mjaft mirë nga vështirësitë dhe momenti më i bukur ka qenë fitorja ndaj Bjellorusisë në shtëpi dhe arritëm objektivin tonë final. Sigurisht, ishte diçka e bukur dhe e rëndësishme. Mbaj mend që kur dilja në rrugët e Tiranës një ditë më pas njerëzit më falënderonin për atë që kishim bërë, për rezultatet që kishim marrë. Është e bukur të përjetosh këtë vlerësim të tifozëve shqiptarë kur ecën rrugëve të qytetit, të cilët të përshëndesin me buzëqeshje.

Pritshmëritë në futboll për 2021– “Sa i përket asaj që pres nga viti 2021, më duhet të them se ëndrrat janë gjithmonë të bukura, ëndrrat bëhen realitet kur ke besim dhe ne do të nisim së shpejti eliminatoret e Botërorit 2022. Nuk patëm shumë fat në short, sepse kemi në grup Poloninë, skuadër shumë e fortë, Hungarinë, një nga kombëtaret më në formë të kohëve të fundit, është përmirësuar shumë. Dëshira jonë është të jemi kompetitivë deri në fund. Luajmë ndaj Anglisë dhe dy skuadrave të tjera me peshë, por kështu ne do të verifikojmë forcën tonë dhe ky është një aspekt thelbësor, sepse nëse duam të rritemi duhet të matemi me këto realitete që kemi përballë. Duhet të përballojmë këto sfida dhe të arrijmë në maksimumin e formës sonë, mbi të gjithë të lojtarëve. E rëndësishme është të luajnë me klubet e tyre dhe në mars të jenë në formë të mirë, në mënyrë që të jenë kompetitivë ndaj këtyre skuadrave.

Përditshmëria në 2020 dhe urimi për 2021– “Sa i takon të shkuarës, ne lëmë pas një vit, mbase më të vështirin të jetës sonë. Sepse jemi duke jetuar një situatë anormale, që nuk është pjesë e mënyrës tonë të jetesës. Unë personalisht kam humbur shumë miq, të cilët u përballën me këtë virus dhe për fat të keq nuk ia dolën mbanë dhe nuk janë më mes nesh. Për këtë më vjen shumë keq, sepse përtej aspektit futbollistik, përtej kënaqësive që kemi pasur gjithsesi, po lëmë pas një vit të tmerrshëm. I tmerrshëm për zhgënjimet dhe shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Shpresoj që ky të jetë viti i rilindjes dhe shpresoj që të rikthehemi në normalitet të plotë, si më parë. Përveç kësaj, tashmë ka nisur edhe procesi i vaksinimit dhe ky është një aspekt thelbësor. Sidoqoftë do të duhet pak kohë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm, të mbajmë maskat, të ruajmë distancat. Urimi im shkon për të gjithë miqtë e mi shqiptarë, për të gjithë punonjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit, me të cilët kam pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe më kanë ndihmuar shumë. Më keni dhënë siguri dhe kjo është shumë e rëndësishme për një trajner.

Të gjithë tifozëve shqiptarë, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit ku ka shumë, dua t’i uroj që të kenë një vit sa më normal. Nuk duhet të kërkojmë gjëra të mëdha, por të kemi një vit normal ndryshe nga ky po lëmë pas”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Partizani dështon në tranfertën e Apolonisë/ Trjaneri i fierakëve: Jam i keqardhur për golin e Partizanit

Partizani dështon në tranfertën e Apolonisë/ Trjaneri i fierakëve: Jam i keqardhur për golin e Partizanit

Publikuar më 03.03.2021
Partizani ka hedhur një hap të gabuar atëherë kur nuk pritej...

Partizani ka hedhur një hap të gabuar atëherë kur nuk pritej në luftën për titull. Skuadra e kuqe ka barazuar 1-1 me Apoloninë në transfertë për llogari të javës së 22 të Superligës. Skuadra nga Firei realizoi e para, ndërsa Partizani barazoi me Kardozon. Të kuqtë shpërdoruan raste pafund, me portierin Harizaj që u kthye […]

Lexo më shumë

Zlatan Ibrahimoviç debaton me yllin e NBA, LeBron James: Politika është për politikanët dhe jo për atletët

Zlatan Ibrahimoviç debaton me yllin e NBA, LeBron James: Politika është për politikanët dhe jo për atletët

Publikuar më 02.03.2021
Disa ditë më parë, Zlatan Ibrahimoviç hapi një debat me ylli...

Disa ditë më parë, Zlatan Ibrahimoviç hapi një debat me yllin e NBA LeBron James, duke i thënë se ai nuk duhet të flasë për çështje politike dhe të shikojë punën e tij në dysheme. Përgjigja nga super ylli 36-vjeçar nuk vonoi të vinte, duke i thënë me një stil të fortë se për sa […]

Lexo më shumë

Arrestohet ish-presidenti i klubit të Barcelonës

Arrestohet ish-presidenti i klubit të Barcelonës

Publikuar më 01.03.2021
Klubi katalunjas është tronditur sërish paraditen e së hënës...

Klubi katalunjas është tronditur sërish paraditen e së hënës, kur ish-presidenti Josep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”. Ky skandal u publikua një vit më parë teksa hetimet vazhdonin dhe bëhej fjalë për listëpagesat e klubit nga Katalonja e cila ishte një kompani e […]

Lexo më shumë

Publikoi foton me maskë oksigjeni, Icardi tregon si qëndron e vërteta

Publikoi foton me maskë oksigjeni, Icardi tregon si qëndron e vërteta

Publikuar më 27.02.2021
Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi ka sqaruar të vërtetën në li...

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi ka sqaruar të vërtetën në lidhje me foton me maskë oksigjeni që shpërndau një ditë më parë, duke shkaktuar frikë te tifozët e tij. Argjentinasi shpjegon se maska është pjesë e terapisë së tij për t’u rikuperuar më shpejt nga dëmtimi që ka pësuar. “Për të gjithë ata që më pyetën, […]

Lexo më shumë

UEFA merr vendimin, anulohet Euro 2021 për femra dhe meshkuj si pasojë e COVID-19

UEFA merr vendimin, anulohet Euro 2021 për femra dhe meshkuj si pasojë e COVID-19

Publikuar më 23.02.2021
COVID-19 ka anuluar mjaft evente të rëndësishme të botës art...

COVID-19 ka anuluar mjaft evente të rëndësishme të botës artistike, sportit dhe shumë zhvillime të tjera. Këtë të martë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi të anulojë Kampionatin Europian 2021 të grup-moshës U-19 për femra dhe meshkuj për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efekteve të saj në organizimin e garave. Mediat raportojnë se në procesin e […]

Lexo më shumë

Një tjetër humbje/ Ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Një tjetër humbje/ Ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Publikuar më 22.02.2021
Është ndarë nga jeta ish-mbrojtësi i njohur i Tiranës dhe Sh...

Është ndarë nga jeta ish-mbrojtësi i njohur i Tiranës dhe Shqipërisë, Seit Hyseni. Lajmin e trishtë e ka dhënë presidenti i FSHF-së Armando Duka, në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi të gjatë, Duka shkruan se është një tjetër humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndarja nga jeta e Hysenit. Teksa thekson  se Hyseni mbajti shiritin […]

Lexo më shumë

“Rama gënjeu tre presidentët e Superiores”, Koço Kokëdhima: E pandershme, ishte gjest fëminor

“Rama gënjeu tre presidentët e Superiores”, Koço Kokëdhima: E pandershme, ishte gjest fëminor

Publikuar më 20.02.2021
Presidenti i Apollonisë, Koço Kokëdhima, ishte i ftuar në em...

Presidenti i Apollonisë, Koço Kokëdhima, ishte i ftuar në emisionin sportiv “Paso” që transmetohet në “Top Albania Radio”. Këtë herë është folur për premtimet e dhëna nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit i siguroi klubeve se do të përmbusheshin të gjitha kërkesat e tyre në momentin e bojkotit të fillimit […]

Lexo më shumë

Teuta fundos edhe më shumë Tiranën, Laçi e Bylisi ia dalin në derbi

Teuta fundos edhe më shumë Tiranën, Laçi e Bylisi ia dalin në derbi

Publikuar më 20.02.2021
Teuta dhe Laçi i çojnë mesazh Vllaznisë kryesuese, pasi kanë...

Teuta dhe Laçi i çojnë mesazh Vllaznisë kryesuese, pasi kanë marrë pikët e plota në përballjet e tyre ditën e sotme. Kurbinasit ia dolën me sukses në shtëpi kundër Kastriotit dhe mjaftoi një gol i mesfushorit Regi Lushkja për t’u dhënë bardhezinjve fitoren e pestë radhazi, këtë herëme rezultatin 1-0. Ecuri pozitive edhe e Teutës, […]

Lexo më shumë