
Nga: Maksim Basho, shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT
Sa më pak dinë , aq më shumë dyshojnë ! Ua servirën lajmin dhe çfarë të shikosh ?! Profesionistët e facebook-ut , provuan të “shëronin” edhe një herë zemrat e tyre të vogla duke bërë atë që dinë më mirë, të rrisin sedrën dhe krenarinë e tyre se kush do e japi “goditjen”më të fortë kësaj radhe . Ahh sa pak dinë miku im …ose më saktë nuk dinë asgjë .
Nuk e dinë që Dr. Edvin Prifti , është shefi i fundit që largohet nga QSUT . Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim për kafe, përgjigjen e dinim“ kam operacione më presin te privati “ , por prapë insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo çfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR . Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari . Ju nuk e dini apo jo ? Doktori hajdut, po po doktori që u dengledis me këtë epitet ËSHTË I PARI NË HISTORINË E KARDIOKIRURGJISË, I CILI ME BUXHETIN E VETËM TË OFRUAR NGA SHTETI, AI PO ME KËTË BUXHET KA DYFISHUAR MADJE DHE TREFISHUAR NDËRHYRJET KARDIOKIRURGJIKALE. Kjo në dobinë e shtetit dhe të pacientëve të tij. Revolucionin që nuk e kanë bërë as burrat e shtetit , e ka bërë Edvin Prifti. Që do të thotë: ASNJË SHQIPTAR NUK KA SHKUAR MË JASHTË SHTETIT PËR SA KOHË ZEMRA E TYRE ISHTE NË BESIM TË DUARVE TË TIJ TË ARTA. Ai ju ka kursyer shumë popull i dashur. Ajo çfarë kurrë nuk ka kursyer është koha e tij për të dhuruar jetë të dytë.
Por ky popull që të duartrokiste deri dje për arritjet e tua profesionale dhe guximin e palëkundur që shfaqe së fundmi,thjesht sa paska shkundur dy pëllëmbët me njëra tjetrën. Kjo është hipokrizia nga e cila ne bluzat e bardha fatkeqësisht nuk jemi vlerësuar ashtu siç e mendonim dikur, kokulur mbi faqet dhe rreshtat pa mbarim të cilave u jepnim fund me shpresën se një ditë do shpërbleheshim për misionin që kishim zgjedhur. Por siç duket , në një vend ku lopa, delja dhe gomari trajtohen më me rëndësi sesa shëndeti vetjak, zor se mund të përmbushet. Por si mund të kënaqet egoja juaj nga një lajm i atill ? E si mund të jetë dikush keqdashës ndaj një mjeku? Si mund të kërkoni pranga për një mjek? Si mund të trajtohet mjeku më i aftë si kriminel i xhepave tuaja? A ka ndokush prej jush një përgjigje të moralshme për këtë që po ndodh?
Po të drejtohem ty o qytetar: “Mjeku ka detyrë ti shërbej deri në fund popullit të tij, gjithmonë në vijën e parë. Mjeku ka detyrë të jetë human dhe të mohoj edhe veten e familjen e tij për të shpëtuar jetë. POR MJEKU NUK ËSHTË SHËRBËTORI I ASKUJT NJERI I NDERUAR ! “
Unë besoj fort në drejtësi dhe në çdo protokoll të organeve përkatëse, të cilat me seriozitet shpresoj të marrin vendimin e duhur përsa i përket kolegut tonë unik.
Por historia ka treguar që REVOLUCIONARËT GJITHMONË KANË TRIUMFUAR !
Me respekt,
Bluzat e bardha!!!
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Nëse do ti ishin gjendur gjysmë milioni dollarë poshtë krevatit, në burg do të përfundonte edhe Nënë Tereza.
Çfarë lidhje kanë arritjet profesionale me imunitetin ndaj fitimeve të paligjshme dhe mospagimin taksave?