Edi Reja do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare

FSHF duket se e ka bërë zgjedhjen e saj lidhur me trajnerin e ri të kombëtares së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Edy Reja-n, një tjetër italian që pritet të prezantohet në vijim si trajner i kuqezinjve.

Reja do të pasojë Kristian Panuçin, i cili u shkarkua pas disfatës 0-2 ndaj Turqisë në Shkodër, pasi kishte dështuar më parë në Ligën e Kombeve.

Reja ishte i pranishëm në ndeshjen ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”, ku një bisedë e nisur me presidentin Duka duket se i ka çuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Në ditët në vijim 73-vjeçari pritet të firmosë kontratën deri në muajin nëntor me mundësi rinovimi.

Thuajse e gjithë karriera e Reja-s është zhvilluar në Itali. Suksesi më i madh mund të konsiderohet drejtimi i Napolit në edicionet 2005-2009 dhe udhëheqja e Lazios gjatë edicionit 2010-2012 dhe një gjysëm edicioni në vitin 2014.

Gjatë edicionit 2015-2016, Reja drejtoi ekipin e Atalantës. Një përvojë jashtë Italisë për Reja-n ishte ajo me Hajdukun e Splitit në Kroaci, në edicionin 2009-2010.

Një nga tiparet kryesore të këtij tekniku janë mbrojtjet e forta, megjithatë shpesh nuk heziton të luajë një futboll të hapur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet