Edi Rama në delir: Kryeministër si unë do të gjeni në botën tjetër

Ndërsa prezantoi sot platformën e punësimit për studentët ekselentë, Edi Rama ra edhe një herë në delir, duke bërë deklarata të pazakonta për liderët e botës demokratike.

Rama u tha studentëve se një kryeministër që u përgjigjet secilit nuk do ta gjenin më vetëm në botën tjetër.

“Pastaj kur të iki unë, do flasim prapë, mos kini merak. Do ta gjeni kryeministrin që ju bën Instastory dhe ju kthen përgjigje në çdo mesazh, do ta gjeni në botën tjetër. Ky është rezultat i punës sime si protestues, jo i protestës tuaj, se këtë nuk e kishit fare”, tha Rama.

Megjithatë, edhe pse kreu i qeverisë pretendon se ka bërë dialog me studentët, këta të fundit e konsiderojnë një gjë të tillë propagandë.

Shpesh herë studentët që janë pjesë e protestës e kanë akuzuar kreun e qeverisë se bën shfaqje me të rinj të FRESH-it, dhe nuk dëgjon shqetësimet e studentëve të vërtetë, që prej më shumë se një muaji kanë bllokuar jetën universitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet