Edhe Xherdan Shaqiri ka një urim për pavarësinë e Shqipërisë

Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk ka harruar të bëjë një urim ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet me flamurin kombëtar duke uruar fansat e tij.

“Urime 105 vjet të pavarësisë Shqipëri”, shkruan Xherdan Shaqiri në rrjetin social.

Shaqiri është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Premier Ligë me ekipin e Sotke Sitit, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 6 ndeshjet e fundit.

Vite më parë Shaqiri dhe disa lojtarë të tjerë nga Kosova janë kritikuar nga një pjesë e tifozerisë shqiptare për faktin se zgjodhën të luajnë me Zvicrën, por përpos kësaj koha tregon kjo zgjedhje nuk ka bërë që ata të harrojnë një pjesë të identitetit të tyre.

 

Happy 105 years of independence #Albania! ?? Gëzuar #105vjetPavaresi #Shqipëri!????????❤️

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet