Edhe studentët e Korçës do t’i bashkohen protestës së 22 majit para Ministrisë së Arsimit

Pak ditë më parë studentët e Tiranës njoftuan se protestat do të rinisin sërish më 22 maj. Ndërkohë që edhe studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë kanë bërë të ditur se do t’i bashkohen protestës kombëtare studentore të thirrur të mërkurën.

Mësohet se vendimi u mor pas mbledhjes së zhvilluar nga përfaqësuesit e Universiteteve nga e gjithë Shqipëria, e cila u zhvillua në Universitetin “Fan Noli”.

Me anë të një deklarate të përbashkët ata thanë se është konstatuar se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.

Më 22 maj studentët do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Arsyet sipas studentëve organizatorë lidhen me kërkesat e paplotësuara nga Ministria e Arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet