
Kur të rinisin ndeshjet e NBA-së më 30 korrik në Orlando në fanellën e lojtarëve mund të mos shohim të shkruar emrat e tyre.
NBA e ka dhënë pëlqimin e saj që lojtarët mund të vendosin shkrimin “Black Lives Matter”, si shenjë e luftës kundër racizmit.
Madje lojtarët mund të vendosin edhe mbishkrime të tjera të luftës ndaj racizmit në fanellën e tyre, si një mesazh për drejtësi sociale.
NBA është gati të mbështesë lojtarët në lidhje me këtë çështje kur të rinisë kampionati. Natyrisht që numrat e lojtarëve do të jenë në fanellë, për t’i identifikuar ata.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply