Edhe Luiza Xhuvani del kundër qeverisë, i bashkohet protestës për teatrin (FOTO)

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Edhe aktorja Luiza Xhuvani i është bashkuar protestës së aktorëve kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës për zhvendosjen e tyre nga Teatri Kombëtar.

Në listën e artistëve që kanë shënuar emrin në listën e firmëtarëve që janë kundër projektit të qeverisë është edhe ai i aktores Luiza Xhuvani.

Kjo e fundit u zgjodh si deputete e Partisë Socialiste, por i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Rama në vitin 2014.

Artistët e Teatrit Kombëtar nuk janë lejuar sot që të hyjnë në mjediset e tyre të punës, në një kohë që vijojnë të kundërshtojnë fuqishëm  projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosen te “Turbina”.

Regjisori Altin Basha ka ftuar ministren Mirela Kumbaro që ditën e mërkurë në orën 16:00 të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar për dialog me artistët.