Edhe komunistët besojnë në rituale, shihni se çfarë bën kalorësi Kim

Në Korenë e Veriut, Viti i Ri 2020 hyri ndryshe nga herët e tjera. Ditën e parë të vitit  Televizioni Shtetëror ka lëshuar një dokumentar me orë të tëra, që tregon dy udhëtimet e Kim Jong Un në malin e shenjtë Paektu.

Ndërsa banorët e këtij vendi prisnin të dëgjonin fjalimin e përvitshëm të urimit, ata kanë parë Liderin e tyre Suprem duke kalëruar mbi një kalë të bardhë, në malin e shenjtë, Paektu, duke vizituar liqenin Chon, duke u ulur rreth një zjarri me këshilltarët e tij dhe duke qëndruar në lumin Sobaek me bashkëshorten e tij.

Diktatori, tashmë 36-vjeçar vizitoi gjithashtu edhe kasollen, e cila është regjistruar si vendlindja e babait të tij Kim Jong-il në propagandën e Koresë së Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet