Edhe “Instagram” shfaq probleme, bllokohen përdoruesit (Foto)

Edhe “Instagram”, njësoj si “Facebook” ka shfaqur probleme tek mijëra përdorues, të cilët raportojnë se rrjeti social nuk funksionon si gjithmonë.

Rrjeti më i përdorur nga të rinjtë ka filluar me probleme këtë pasdite, ku nuk mund të bëhej publikimi i rrjeti i fotove apo videove.

Ashtu si me rastin e  “Facebook”, edhe përdoruesit e “Instagram” i kanë raportuar ankesat për problemet me llogaritë e tyre në “Twitter”.

Monitoruesi i rrjetit ka regjistruar mbi qindra ankesa në vetëm pak orë. Ndërsa raportohet se problemet kanë prekur Britaninë, Holandën, Francën dhe shtete të tjera të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet