×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Eco Tirana”, aferat e Erion Veliajt me plehrat e Tiranës

Nga Neritan Gjergo

Si përdoren fondet publike për interesat private. Çfarë shkruajnë mediat në Verona të Italisë për zhdukjen e 400 mijë eurove nga firma

Denoncimet e para tregonin se pas takimeve me Ramën, kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, nisi kontaktet me Erion Veliajn dhe dy bashkitë nënshkruan marrëveshjen mes tyre dhe krijuan kompaninë e përbashkët “Eco Tirana”. Por gjurmët të çojnë te organizata mafioze “Ndragheta” dhe dyshimet se Rama ka vendosur të bëjë biznes me këtë organizatë për riciklimin e mbetjeve urbane, një biznes i dështuar i kompanive italiane në Rumani, Bosnje apo Kroaci. Atëherë dolën edhe dokumentet për të provuar se shoqëria “Eco Tirana” është një shoqëri mafioze dhe nuk është e bashkisë së Veronës. Marrëveshja u lidh vitin e kaluar nga Bashkia e Tiranës me një firmë nga qyteti i Veronës, për të krijuar “Eco Tirana”. Sot me firmat e pastrimit në Tiranë, Veliaj ka krijuar një skemë, sipas të cilës janë 4-5 kompani private që favorizohen përmes tenderëve duke u zgjedhur e rizgjedhur, herë me garë e herë pa garë në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Në fakt, ky institucion, ku bashkia e Tiranës ka 51 % të aksioneve, i cili ka në objekt procesin tërësor për pastrimin që nga grumbullimi deri te derdhja e mbetjeve, sot është fasada që mbulon kontratat prej miliona eurosh që u jepen kompanive private. Sipas dokumentave, Veliaj ka përdorur “Eco Tiranën” që të japë tenderë me prokurim të drejtpërdrejtë, pra me negocim paraprak. Mbi 20 milionë euro tenderë, janë dhënë për disa kompani private; T.T.A ALBA LAM, Sh.p.k, Infinit Constructions Sh.p.k, Korsel Sh.p.k Fusha Sh.p.k, dhe Alpo Imex. “Eco Tirana” rezulton gjithashtu të ketë bërë një sërë tenderësh për blerje, marrje me qira apo shërbime të tjera. Pra, Erion Veliaj nuk po përdor Bashkinë, por maskohet me “Eco Tiranën”, që të shpërblejë me tenderë klientët dhe firmat private.

Çfarë është ECO Tirana?

Në datën 22 qershor 2016, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), u regjistrua kompania publike “Eco Tirana”, e cila përbëhet nga një kapital aksioner i përbashkët mes Bashkisë së Veronës dhe asaj të Tiranës. 49% të këtyre aksioneve janë në pronësi të Holding AGSM Albania, 51% e ka në pronësi bashkia e kryeqytetit. Në bordin e kompanisë po ashtu ka anëtarë, të cilët janë marrë nga kompania publike që pastron qytetin e Veronës. Emra si Giampaolo Tessari, Andrea Miglioranzi, Diego Testi, Fabio Venturi, Maurizio Alfeo figurojnë në dokumentet e regjistrimit të firmës si administratorë apo anëtarë të bordit mbikëqyrës, të cilët pasohen nga emra të njohur në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës, duke nisur me Taulant Tushën, Dorjan Shehun, Jonida Halilin dhe Arbjan Maznikun. Afati për të mbajtur këto poste në kompaninë joint-venture është 3 vjet për secilin dhe qëllimi i krijimit të saj është i shprehur qartë në dokumentet që dy bashkitë kanë depozituar në QKB. Edhe pse në thelb të saj kompania është publike, 49% e aksioneve janë në pronësi të “Holding AGSM Albania” (kjo e fundit është në pronësi 75% nga AGSM Verona dhe 25% nga Amia Verona), fakt që nuk përjashton marrjen sërish të operatorëve privatë në menaxhimin e saj. Ky është vijimi i rasteve korruptive, ku Veliaj i akordon kësaj kompanie miliona para prej dy vitesh, duke majmur xhepat e tij dhe ortakëve pranë tij.

Si përzgjidhen firmat

Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur në 13 nëntor  fituesit e tenderëve që do të marrin përsipër pastrimin e qytetit të Tiranë, sipas grafikut që ka përcaktuar bashkia me 4 kahe gjeografike. Ajo çka bie në sy në kontratat e lidhura mes bashkisë dhe kompanive fituese, është fakti se ato janë lidhur me procedurë prokurimi negocim pa shpallje paraprake, ndryshe nga praktika e mëhershme, kur përzgjedhja e kompanive në garë bëhej me procedurë prokurimi të hapur, e cila mundësonte një proces transparent dhe me konkurrencë, çka përkthehej me uljen e kostove të taksapaguesve. Ligjërisht, tenderi me negocim pa shpallje jepet në kushte emergjencash, në këtë rast me gjasë nëse do të kishte ndodhur ndonjë katastrofë mjedisore dhe do të kërkohej “ndihma” për pastrimin e inerteve, llumit, prurjeve etj. Kjo procedurë është dukshëm një abuzim që bëhet me fondet publike, ndërsa firmat që do marrin përsipër të investojnë e punojnë për pastrimin kanë  kontratë 3-vjeçare, çka do të thotë se do kryejnë aktivitet edhe një vit pasi mandati i Veliajt mbyllet.

Tenderët e “Eco Tirana”

Më datë 13 nëntor u shpall tenderi me objekt furnizim me uniforma dimërore për punonjësit. Fondi është rreth 70 milionë lekë të vjetra.

Po më datë 13, u hap tenderi furnizim me aksesorë pune për punonjësit, me fond limit 23 milionë lekë.

Më datë 30 nëntor u shpall tenderi me objekt furnizim me karburant për automjete për vitin 2018. Fondi është 36 milionë lekë.

Më herët është bërë tenderi për marrje me qira autobote uji për larjen e rrugëve, për Eco Tirana sha”. Fondi limit është 130 milionë lekë.

Në muajin maj, u bë tenderi me objekt “blerje automjete, për Eco Tirana sha, për vitin 2017”. Fondi ishte 28 milionë lekë.

ECO Tirana ka bërë tender edhe për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike. Fondi është 31 milionë lekë.

 

Te një nga firmat e pastrimit, mungojnë 400 mijë euro

Eksperienca e qytetit të Veronës në pastrimin dhe higjenën urbane, të cilën e ka huazuar Tirana muajt e fundit, u paraqit si një shembull i suksesit në Shqipëri, si në Itali.  E megjithatë, duket se në planin financiar, nga angazhimi në Shqipëri, kompania italiane Amia që ka krijuar joint-venture me Bashkinë e Tiranës, nuk ka dalë edhe aq e suksesshme, pasi në bilancin e saj për vitin 2016, i mungojnë 400 mijë euro. Në një shkrim të botuar nga gazeta italiane “Arena.it”, nga qyteti i Veronës, jepet një tablo shumë e qartë e situatës në fjalë, ku nisja për ta shtrirë këtë veprimtari edhe përtej Adriatikut, është konsideruar nga anëtarët e shoqërisë në fjalë, si një nismë personale e ish-drejtorit të kaluar ekzekutiv.
 
Artikulli

Agsm Holding Albania dhe Eco Tirana, ose më saktë llogaridhënia lidhur me atë që po bën shoqëria e krijuar në mars 2016, me kërkesë të Agsm, në bashkitë shqiptare. Po përse klima politike pritet kaq e ndezur? Më 13 qershor 2017, sipas procesverbalit që u krye gjatë këshillit të Amia-s, doli se në bilancin e 2016-s mungojnë 400 mijë euro pikërisht për shkak të angazhimeve në Shqipëri. Në fakt, me atë rast drejtori i përgjithshëm i Amia-s, Maurizio Alfeo, mori fjalën për të treguar se “rezultati pozitiv i ushtrimit të administrimit karakteristik është arritur pavarësisht se Amia nuk ka mundur t’i rifaturojë kostot e larta të bëra për start up-in të shoqërisë së re ku merr pjesë e cila merret me shërbimin e higjienës në qytetin e Tiranës në Shqipëri”.

Por sa janë këto “kosto të larta”?

Plot 400 mijë euro, të cilat Amia është detyruar t’i heqë nga bilanci i saj me shumë dhimbje. Në fakt, Alfeo kujtoi në atë mbledhje se “shpenzimi u autorizua me kusht që të viheshin në kontratë kostot që do të kishte marrë përsipër Holding Albania, sipas rregullave të rishpërndarjes që duhen përcaktuar në një rregullore të posaçme”. Por për këto rregulla nuk ka asnjë gjurmë: “Kjo rregullore, që duhej të ishte redaktuar nga kreu i grupit nuk na është paraqitur asnjëherë pavarësisht kërkesave të ndryshme”, tha Alfeo. Kështu që kostot e kanë rënduar edhe më shumë bilancin e Amia-s. “Këto kosto që kapin një total prej 400 mijë eurosh”, shkruhet në dokument, “kanë sjellë një reduktim të fitimeve të xhiros neto. Por ndërkaq rezultati i aktivitetit të 2016, po të përfshihej edhe kjo kuotë, gjithsesi nxjerr në pah se pavarësisht të papriturave të shfaqura gjatë vitit, kompania ka punuar mirë dhe me gatishmëri të lartë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

U nderua në Këshillin e Atlantikut, Dua Lipa i kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

U nderua në Këshillin e Atlantikut, Dua Lipa i kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

Publikuar më 11.11.2021
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen ësht...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen është takuar me këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa në Këshillin e Atlantikut. Presidentja e KE-së ka ndarë edhe një fotografi nga takimi me yllin e muzikës botërore, teksa shkroi se është e lumtur që e takoi atë. Dua Lipa, është nderuar nga Këshilli i Atlantikut me […]

Lexo më shumë

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

Publikuar më 21.10.2021
Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dh...

Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dhe kohën tonë të largët. Mama! Mama! Ε bëra këtë!… e bëra edhe atë!… .  Një  sjellje  që kërkon vëmendjen dhe vlerësimin e prindërve për çdo  veprimin  të fëmijës. Këto pëson kur “Facebook” të kthehet në mani. Pothuajse duket sikur njerëzit kanë pësuar një ‘’paralizë’’ dhe një […]

Lexo më shumë

Vijon protesta e Grupimit për të Drejtat e Kafshëve: Bashkia e Veliajt lau me gjak rrugët e Tiranës ku kaloi maratona (VIDEO)

Vijon protesta e Grupimit për të Drejtat e Kafshëve: Bashkia e Veliajt lau me gjak rrugët e Tiranës ku kaloi maratona (VIDEO)

Publikuar më 18.10.2021
Grupimi për të Drejtat e Kafshëve protestoi dje, sërish, për...

Grupimi për të Drejtat e Kafshëve protestoi dje, sërish, për vrasjen brutale të qenve endacakë nga Bashkia e Tiranës. Aktivistë të saj shpalosën një banderolë të madhe në vendin ku zhvillohej Maratona e Tiranës, organizuar nga bashkia, me thirrjen “Ndaloni genocidin ndaj qenve”. Paralelisht, aktivistë të mbrojtjes së kafshëve u zhvendosën te Spitali Veterinar i […]

Lexo më shumë

Shqipëria me popullsi më të re në moshë se BE, por po plaket me ritme të shpejta

Shqipëria me popullsi më të re në moshë se BE, por po plaket me ritme të shpejta

Publikuar më 04.10.2021
Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se Shqipëria ka...

Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se Shqipëria ka raportin e varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) nga më të ulëtat në Europë, çka tregon se vendi ende ka një popullsi të re në moshë. Por procesi i plakjes në vendin tonë po ndodh me ritme shumë më […]

Lexo më shumë

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Publikuar më 28.09.2021
Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) p...

Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) përllogaritën se gjatë vitit 2020, në Shqipëri 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin e varfërisë relative 5 dollarë në ditë. Statistikat e institucionit ndërkombëtar tregojnë se më shumë se 1/10 e të punësuarve në vendin tonë paguhen nga 3-5 dollarë në ditë. Pesha […]

Lexo më shumë

Fëmijët shqiptarë të varfër/ Mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe për veshje

Fëmijët shqiptarë të varfër/ Mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe për veshje

Publikuar më 27.09.2021
Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e var...

Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16 vjeç. Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar bazuar në metodologjinë e Bashkimit Europian ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal. Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi […]

Lexo më shumë

Ekspertët: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Ekspertët: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Publikuar më 21.09.2021
Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga ve...

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit – thotë një studim i ekspertëve të INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit. Ekspertët vunë në dukje se Shqipëria, deri në […]

Lexo më shumë

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë më 2020, rritje rekord

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë më 2020, rritje rekord

Publikuar më 16.09.2021
Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoft...

Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. Siç shihet në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit […]

Lexo më shumë