Ecja zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme

Publikuar më 18. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Është zbuluar se shëtitja për vetëm 30 minuta në ditë mund të ulë rrezikun nga vdekja e parakohshme.

Aktivitetet e lehta fizike, përfshirë shëtitjen apo edhe bërjen e punëve të shtëpisë, mund të ulin rrezikun nga vdekja, sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë.

Gjysmë ore aktivitet janë të mjaftueshme për të rritur mundësinë për të jetuar më gjatë për 12 përqind.

NHS rekomandon që të rriturit të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet çdo javë.

Ndërkohë shëtitja me biçikletë për 30 min në ditë ul rrezikun nga vdekja e parakohshme me 39 përqind.