E zgjidhni dot? Ky ekuacion i thjeshtë ka ngatërruar përdoruesit në internet (FOTO)

Foto 1 nga 7 Pas Para

Një ekuacion i thjeshtë matematikor ka ngatërruar përdoruesit në internet, pasi zgjidhjet mbi të janë të ndryshme.

Ekuacioni i postuar në “Twitter” nga një person i dhënë pas Matematikës i ka ndarë më dysh përdoruesit e rrjeteve sociale lidhur me zgjidhjen e mundshme.

Ekuacioni është: “8÷2(2+2)=?”

Një pjesë e komentuesve thonë se zgjidhja është 16, ndërsa pjesa tjetër thonë se zgjidhja është 1.

Përdoruesi “em” postoi gjatë fundjavës një foto të ekuacionit duke u bërë thirrje ndjekësve që ta zgjidhin.

Nuk kaloi shumë kohë kur nisi një “luftë” fjalësh. Beteja ishte mes atyre që mendojnë se zgjidhja e ekuacionit është 16, dhe atyre që mendojnë se është 1.

“Disa prej jush kanë dështuar në Matematikë, dhe kjo e provon”, tha një përdorues i zemëruar. Duke folur për “The Sun” një matematicien tha se ngatërresa lind sepse mbi ekuacionin ekzistojnë dy zgjidhje.

Dr. Thomas House, një pedagog në Matematikën e Aplikuar në Universitetin e Mançesterit, tha që zgjidhja vjen nga mënyra sesi ju përdorni kllapat e ekuacionit. “Mënyra e zakonshme për të interpretuar kalkulimet është kryerja më së pari e veprimeve brenda kllapave”, tha Dr. House.

“Pra, ne kemi 8 ÷ 2 (2 + 2) = 8 2 (4). Mandej, pjesëtimi bëhet para shumëzimit, kështu që kemi 4 (4), që është 16”.

Sidoqoftë, nëse keni një tjetër qasje ndaj kllapave përfundimi do t’u dalë 1. Kështu që të dyja palët kanë të drejtë. Edhe Matematika është çështje interpretimi. /E.SH/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet