“E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja”, shqiptarja në Itali i vë zjarrin vetes

Një shtetase shqiptare ka tentuar të vetëdigjet në Itali për t’i thënë kështu fund jetës. Mësohet se 58-vjeçarja e ka tentuar këtë gjë në momentin që ndodhej në ambientet e brendshme të një gjykate.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në Rimini. Mediat italiane raportojnë se gruaja 58-vjeçare filloi të bërtiste dhe më pas mori çakmakun e ju vuri zjarrin rrobave që kishte veshur, por ka qenë një avokat që po kalonte në ato momente ai që i ka shpëtuar jetën shqiptares.

Ngjarja shkaktoi panik mes atyre që e gjeten veten si dëshmitarë të kësaj skene të tmerrshme.

“Dëgjova një grua duke bërtitur dhe  u nxita për të parë se çfarë po ndodhte. Para meje ishte zonja që bërtiste se ajo ishte një viktimë e padrejtësisë”, tha avokati, i cili tha se gruaja bërtiste: “E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja”.

Një ambulancë shkoi në vendngjarje, duke ndihmuar gruan, e cila pësoi djegie të shkallës së parë në pjesën e sipërme të trupit.

58-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin Infermi në Rimini jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet