E trishtë në Cërrik, 44-vjeçari i jep fund jetës pasi humbi bastin për Belgjikën

Një ngjarje e trishtë që mbart në vete dramën e shoqërisë Shqiptare, ka ndodhur në Cërrik.

Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasi nuk e përballuar dot humbjen e 200 mijë lekëve në ndeshjen Francë-Belgjikë.

I ndjeri me inicialet A.T, i cili u gjet i vdekur në ambientet e ish-uzinës së naftës. Në njoftimin e policisë thuhet se ai është vetëflijuar duke u hedhur nga lartësia e oxhakut.

Dyshohet se akti i rëndë është kryer në kushtet e depresionit të thellë.

44-vjeçari, tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror në ndeshjen me Francën, kishte hedhur në skedinë rrogën e tij rreth 200 mijë lekë.

Për fatin e tij të keq Belgjika humbi, dhe i ndjeri nisi ta vuajë xhestin. Mësohet se ishte hera e parë që ai linte një shumë të tillë në loto, kësisoj që shkoi drejt aktit ekstrem të vetëflijimit.

Banorët e Cerrikut shprehen se i ndjeri ishte njeri i qetë dhe nuk i frekuentonte shpesh lotot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet