E TMERRSHME/ Zbulohen grimca plastike në shishet e ujit të brendeve të njohura

Studimi i madh i përbërjes së ujit në shishe tek kompanitë e mëdha botërore, ka zbuluar praninë e grimcave plastike gati në të gjitha kampionet e testuara, bënë të ditur BBC.

Në këtë studim janë përfshirë 250 shishe uji të blera në nëntë shtete të ndryshme. Organizata e gazetarëve “Orb Media” ka inicuar këtë studim dhe ka publikuar rezultatin, sipas të cilit, në shishet e ujit janë zbuluar grimca plastike, disa prej të cilave kishin gjërësinë sa fija e flokut.

                                                            “Shishe me qindëra ose mijëra grimca”

“Disa shishe në përmbajtjen e saj kishin qindëra ose mijëra grimca, e disa as edhe një”, thekson “Orb Media”.  Për një litër ujë, mesatarisht janë zbuluar 10 grimca të imëta, e shkencëtarët kanë deklaruar se ato mund të jenë futur në ujë edhe me rastin e hapjes së shisheve plastike.

Studimet janë bërë në Universitetin e New Yorkut në Fredoni. Janë testuar brendet më të njohura ndërkombëtare siç janë Evian, Nestle Pure Life, Dasani, Aquafina dhe San Pellegrino, pastaj Aqua nga Indonezia, Bisler nga India, Epura nga Mexico, Gerolsteiner nga Gjermania, Minalba nga Brazili dhe Wahaha nga Kina.

Sherry Mason, profesore e kimisë në Unviersitetin e New Yorkut, tha: “Kemi gjetur plastikë në ujë, gati në çdo shishe që kemi testuar. Nuk duam të drejtojmë gishtin në kompani të caktuara, por dëshirojmë të tregojmë se plastika është bërë material aq i përhapur në shoqërinë tonë sa që futet edhe në ujë, dhe të gjitha produktet tjera që konsumojmë,” thekson Mason duke përfunduar: “Nuk është fjala për një katastrofë, por shifrat që shohim janë shqetësuese”.

Kompanitë që prodhojnë ujë në shishe kanë deklaruar për BBC se punojnë me standardet më të larta. Bruce Gordon nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se duhen hulumtime të reja për pasojat e mundshme të plastikës e cila është zbuluar në ujë.

Të tjera

Abissnet