E tmerrshme, taksisti filmon live në “Facebook” 18-vjeçaren që hidhet nga ura (VIDEO)

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Pamjet që transmetohen përmes “live stream-it” në “Facebook” nuk po njohin më kufij. Një adoleshente i ka dhënë fund jetës në Bangkok të Tajlandës në orët e para të 2 janarit, duke u hedhur nga ura e lumit Chao Phraya.

E gjithë skena është filmuar nga një shofer taksie, i cili është marrë në pyetje pasi filmoi 18-vjeçaren gjatë aktit të vetëflijimit

E ndjera Nittaya Sawasdiwan i kishte kërkuar taksistit Pataradanai Noomsrinart që ta dërgonte në destinacionin e përzgjedhur për vetëvrasje. Taksisti rrëfeu në polici se ishte paguar 500 baht (11 paund) për të filmuar skenën e tmerrshme.

Trupi i të ndjerës u gjet dy ditë në vonë nga marina dhe oficerë policie, afro 500 metra në jug të urës. Taksisti i kishte dhënë fund transmetimit menjëherë pasi vuri re se çfarë po ndodhte duke e raportuar ngjarjen ne polici.