E tmerrshme në SHBA, adoleshenti vret prindërit dhe motrën

Foto 1 nga 6 Pas Para

Një 16-vjeçar në SHBA ka kryer një krim me përmasa të tmerrshme, kurse arsyet nuk dihen as tanimë. Adoleshenti vetëm 16 vjeç ka kryer kaq shumë krim në banesë, sa e ka kthyer pikërisht banesën në një lumë të vërtetë të gjakut. Adoleshenti sa duket ka dashur të vrasë të gjithë anëtarët e familjes, por se gjyshi dhe vëllai i tij shpëtuan për mrekulli. Mediet amerikane kanë shkruar se adoleshenti qëlloi të afërmit në banesën e tij në Nju Xhersi, bën me dije Daily Mail.

Emri i vrasësit serial të njerëzve të familjes së tij nuk bëhet me dije. Por se janë mësuar viktimat e tij. Viktima në këtë mes kanë mbetur babai Steven Kologi 44 vjeç, nëna Linda Kologi 42 vjeçe,  e motra, Brittany Kologi, 18; dhe një familjare e shokut të tij, Mary Schultz, 70, e cila ndodhej në banesën e tyre. Policia, pas sinjalizimeve mbërriti në banesë, ku gjeti katër trupa të vdekur. Djali u vu në pranga pa bërë kurrfarë rezistence. Ndaj tij rëndojnë katër akuza për vrasje si dhe një akuzë për armëmbajtje pa leje. Akoma nuk janë bërë të qarta arsyet e krimit të tmerrshëm. Ky është një krim i madh, mirëpo bëhet me dije nga mediat amerikane se viti 2017 ka qenë ndër vitet me më pak krime në SHBA që nga viti i largët 1950.

/D.Xh/

 

Të tjera

Abissnet