E tmerrshme / Mbron Ramën nëpër media, është i dënuar me burg përjetë për vrasje në Greqi

Publikuar më 28. 09. 2017 nga Dionis Xhafa

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia është i përlyer rëndë me krimin. Haxhia jo vetëm që dyshohet si person që ka pasur gisht në vrasjen e Azem Hajdarit, por rezulton se është edhe person që ndaj tij gjykata greke ka dhënë një dënim me burg përjetë për akuzën e rëndë të vrasjes.

Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata greke për vrasjen e Riza Kurbneshit në vitin 1998 dhe se këtë fakt e ka pranuar edhe në një intervistë që ka dhënë për “A1 Report”. Haxhia pranon se mes fisit të tij dhe fisit Kurbeshi nga Burreli ekziston një hasmëri e vjetër, që kur ia kanë vrarë një vëlla. Mësohet se vrasja e rëndë ka ndodhur në vjeshtën e vitit 1998, fill pas ekzekutimit të Azem Hajdarit. Kështu, Izet Haxhia përveçse i dënuar për vrasje nga Shqipëria, rezulton edhe nga Greqia, që është vend i Bashkimit Europian.

Është e turpshme dhe skandaloze që Haxhia sot, një kriminel ordiner del dhe mbron publikisht kryeministrin e vendit Edi Rama. /D.Xh/