E shkuara e errët e të plagosurit në Bulqizë, dikur porositi 3 vrarës me pagesë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e ndodhur sot në orën 16:30 në Bulqizë, ku Blerim Skara qëlloi në drejtim të Mirdash Osmanit, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.

Mësohet se Osmani është një person me precedentë penal, pasi në 2015-ën u arrestua pas dyshimeve se kishte porositur 3 vrarës me pagesë për të ekzekutuar një 20-vjeçar, me të cilin dyshohej se kishte pasur konflikte.

Njoftimi i Policisë në vitin 2015

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj tij, si autor i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-22-25 te Kodit Penal.

Dyshohet se më datë 10 nëntor 2014, ka porositur për të kryer vrasjen shtetasit F. A., 20 vjeç, vrasësit me pagesë B. L., e L. XH., dhe V. C., të cilët janë kapur në flagrancë nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë, Bulqizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet