E rëndë/ Shqiptari humb jetën tragjikisht duke punuar

Gjatë një aksidenti në punë, një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen paraditen e sotme në një kompani betoni në një zonë industriale në periferi të Altamuras (Bari).

Sipas raportimeve bëhet me dije se viktima është K.G., 28 vjeç, me kombësi shqiptare. Punëtori ishte i angazhuar në operacione shpimi.

Nga hetimi paraprak, dyshohet se punëtori është shtypur nga një makineri e rëndë. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe autoambulancat, por nuk u bë dot gjë për të riun. Hetimet për të zbardhur plotësisht rastin vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet