E rëndë/Përplasen dy makina në Mallakastër, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Mallakastër, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fratar të Mallakastrës dhe dyshimet e para janë se si pasojë e aksidentit ka vdekur një person.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Kujtojmë se edhe mbrëmjen e djeshme u regjistrua një aksident i rëndë, ku makina përplasi këmbësorët dhe më pas u përplas me një karburant. Nga aksidenti i ndodhur mbrëmë në Kavajë humbën jetën 3 persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet