E rëndë në Shkodër, 42-vjeçarja tenton vertëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit

Një grua e moshës 42 vjeçe, e cila mendohet se është e sëmurë mendore është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Ajo ka tentuar të vrasë veten, por se fatmirësisht ka mbijetuar. Mirëpo, gruaja ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, sidomos në kokë. Pasi ka rënë në tokë, ajo u mor menjëherë nga stafi i ambulancës dhe u dërgua në spital, ku gjendet nën kujdesin e mjekëve. Nuk ka informacion se përse e ka kryer këtë veprim gruaja në fjalë.

Informacioni policor:

Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka rënë nga lartësia e katit të tretë të një pallati shtetasi K. M. 42 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija, Shkodër, i cili vuan me probleme mendore.

Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 /D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet