E rëndë në Lushnje, djali godet me sëpatë babain

Në ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku djali ka goditur me sëpatë babain e tij.

Nga informacioni paraprak mësohet se; sot rreth orës 08.00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç,  për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.

Gjithashtu bëhet me dije se pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë.

Policia bën me dije se 67-vjeçari ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lushnje/Informacion paraprak

Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për tu larguar.

Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç,  për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.

Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet