E rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje 55-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, në aksin Milot-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”.

55-vjeçari me inicialet M.Ll., këmbësor, u përplas nga një mjet. Polica po heton për ngjarje.

Njoftimi i plotë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur  ” Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet