E rëndë në Itali, studenti shqiptar sulmohet me thikë, ja si nisi zënka në autobus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stacion autobusi në komunën Campogalliano, në Modena të Italisë.

Një student shqiptar, rreth 19 vjeç, është plagosur me thikë nga persona të paidentifikuar. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit që ra pre e sulmit me mjete prerëse, raportojnë mediat italiane.

Sherri nisi në një autobus, ku shqiptari u ka kërkuar dy agresorëve bashkë moshatarë të ulin volumin e muzikës që po dëgjonin. Mandej shqiptari u përlesh fizikisht me agresorët, të cilët e plagosën me thikë dhe më pas ia mbathën nga vendngjarja.

I riu shqiptar studionte në Institutin “Vallauri di Carpi” dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Dëshmitarët në vendngjarje dyshojnë se agresorët janë nga një vend aziatik, duke u nisur nga tiparet e tyre fizike.

Të tjera

Abissnet