E rëndë në Itali, studenti shqiptar gjendet i vdekur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një i ri shqiptar është gjetur i pajetë nga kalimtarët. Mediat vendase shkruajnë se një djali 20-vjeçar u gjet i pajetë në parkingun e një rruge në “Corso Europa” në Genoa.

Dyshohet se i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është student me origjinë shqiptare.

Nga të dhënat paraprake nga autoritetet italiane, thuhet se vdekja e të riut shqiptar mund të jetë aksidentale.

Thuhet se 20-vjeçari ka rënë nga një mur rreth 4 metra i lartë. Këmisha që mbante veshur ishte e grisur dhe mendohet se mund të ketë ngecur përpara se të binte.

Megjithatë nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë hedhur për t’i dhënë fund jetës. 20-vjeçari ishte student dhe banonte në Teglia, i cili kishte marrë nënshtetësinë italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet