E rëndë në Itali, shqiptari vritet nga kunati

Një konflikt mes dy kunetërve ka përfunduar në tragjedi në shtetin fqinj. Mediat italiane shkruajnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Romë, ku një 45-vjeçar shqiptar është vrarë nga kunati i tij 50 vjeç.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 11:30 të paradites në Nettuno, në jug të Romës.

Raportohet se dy kunetërit shqiptarë ishin fqinj dhe se ata u përfshinë në një debat për çështje familjare, e cila bëri që 50-vjeçari të merrte armën e zjarrit dhe të qëllonte tjetrin për vdekje.

Kanë qenë fqinjët ata që pasi dëgjuan të shtënat dhe kanë lajmëruar policinë.

Identiteti i viktimës dhe autorit nuk është bërë ende i ditur por mësohet se autoritetet italiane kanë bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet