E rëndë në Itali, plagosen në punë dy emigrantë shqiptarë

Dy punonjës shqiptarë kanë mbetur të plagosur në vendin e punës në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy aksidente në punë, ku janë përfshirë 2 emigrantë shqiptarë.

Mësohet se një aksident është regjistruar paraditen e sotme, ku një 48 vjeç është rrëzuar nga skela në lartësi 5 metra e një kantieri ndërtimi, gjatë punimeve në një pallat në qendër të Milanos.

Thuhet se emigranti shqiptar është në gjendje të rëndë.

Ndërsa një tjetër aksident në punë është regjistruar pasditen e datës 8 janar 2020 në komunën Caresana në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes.

Mësohet se punëtori është 34 vjeç dhe ka rënë nga një lartësi 10 metra ndërsa po punonte në çatinë e një ndërtese. Ai ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin lokal e gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë kritike.

Vitit 2019 u mbyll me statistika tragjike, rreth 1000 punëtorë të mbetur viktimë gjatë orarit të punës e viti 2020 ka nisur po me episode dramatike ku janë përfshirë dhe punëtorë shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet