E rëndë në Itali, i riu shqiptar gjendet i vdekur në makinë

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se një i ri shqiptar është gjetur i pajetë brenda në makinë.

Mësohet se 24-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij, të cilën e kishte parkuar në San Donà di Piave.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar jetonte në zonën e Pordenones dhe nga këqyrja e parë autoritetet dyshojnë se 24-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një mbidoze.

Thuhet se ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë zonë, edhe shumë persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e mbidozës.

Megjithatë, autoritetet bëjnë me dije se do të jetë autopsia ajo e cila do përcaktojë dhe konfirmojë shkakun e vdekjes së 24-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet