E rëndë në Itali / Burri masakron ish-gruan

Publikuar më 28. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Macerata të Italisë. Një burrë 55 vjeç ka ndjekur me makinë ish-gruan e tij, që besohet se është me origjinë shqiptare dhe se e ka goditur me çekiç në kokë, pranë spitalit, shkruan “Ansa”.

Burri është Besnik Habiraj, i cili u arrestua nga policia, pasi dëshmitarë kanë marrë në numrin policor 113. Rasti ndodhi në Piane di Potenza në Montecassiano, pranë liqenit Liolà. Gruaja ka plagë në kokë dhe lëndime të ndryshme në fytyrë. Burri shqiptar ndodhet në paraburgim. Mbi të rëndon akuza e vrasjes në tentativë.

/D.Xh/