E rëndë në Itali, 17-vjeçari shqiptar mbytet në lumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një adoleshent shqiptar ka humbur jetën duke u larë në një lumë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë.

Djali shqiptar kishte vajtur për t’u larë në lumë bashkë me shokët e tij, për të kaluar vapën, por argëtimi është kthyer në tragjedi për të rinjtë.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar është mbytur për shkak të rrymës, pasi ka mbetur i bllokuar në shkëmbinj kur ishte zhytur në ujë.

Shokët e tij, gjithashtu shqiptarë, kanë njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë, por pa rezultat.

Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë. Përpjekjet e tyre ishin të kota pasi 17-vjeçari kishte humbur jetën. Trupi i pajetë i adoleshentit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet